Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, dhe ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.

 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).

 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonalë. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.

 

Industria e lëkurës në Kosovë e ka zanafillën në traditën e regjësve të lëkurës dhe saraçëve për përpunimin e lëkurës dhe prodhimin e këpucëve dhe daton që nga viti 1945.

 

Në këtë nën sektor, në vitin 2019, numri i ndërmarrjeve është 29, numri i të punësuarve është 379, dhe qarkullim vjetor në vlerë prej 7.15 milion euro. Ky nën sektor ka shënuar rënie në punësim për 51 të punësuar apo 11.87% dhe në numër të ndërmarrjeve për 21.62%, ndërsa qarkullimi ka shënuar rritje për 5.05%, krahasuar me vitin 2018.

 

Eksporti në nën sektorin “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës”, në vitin 2019, ka shënuar rritje për 12.62%, krahasuar me vitin 2018.

 

Importi te ky nën sektor, në vitin 2019, ka pasur rritje për 10.83%, krahasuar me vitin 2018.

 

Produktet eksportohen kryesisht në vendet e BE-së me 83.45%, në vendet e CEFTA-së me 16.25%, ndërsa me një përqindje shumë të ulët në vendet e EFTA-së me 0.23% dhe në vendet tjera me vetëm 0.07%. Vendet në të cilat më së tepërmi janë eksportuar produktet e këtij nën sektor janë në Itali me 39.32%, në Francë me 39.12% dhe në Shqipëri me 6.94%.

 

Më shumë informacion në lidhje me lëkurën dhe produkteve prej lëkurës mund të gjendet në raportin si në vijim:

 

Burimi 1

 

———

Përgjegjësia mbi mohimin:

Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit që arrihen përmes një linqeve elektronike / ndërlidhëse elektronike. Ne shprehimisht nuk e miratojmë përmbajtjen e kësaj faqe në internet si tonën dhe prandaj nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes. Në veçanti, ofruesi i faqes së internetit është përgjegjës për dëmin që vjen nga përdorimi ose mos përdorimi i një informacioni të tillë, dhe jo personi që thjesht i referohet publikimit përkatës përmes linqeve.