Për të qenë sa më koshient karshi situatës dhe për të krijuar kushte më të mira për ecuri të mbarë biznesore mes dy shteteve tona, OEGJK është në marrëdhënie të përhershme me Odën Gjermane për Tregti dhe Industri (DIHK) me seli në Berlin. Ky bashkëpunim korrekt, dhe jo i vetëm, na jep mundësinë për të promovuar dhe forcuar raportet ekonomike mes Gjermanisë dhe Kosovës.
Pos marrëdhënieve të shëndosha me DIHK-në, OEGJK kultivon raporte të ngjashme edhe me ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, institucionet shtetërore të Kosovës, mekanizmat tjerë ekonomik e shoqëror në vend, e veçanërisht me bizneset anëtare të saj, numri i të cilave vazhdon të jetë në rritje. Kjo falë punës dhe përkushtimit serioz të drejtuesve të OEGJK-së për të qenë partner dhe përfaqësues dinjitoz i interesave të tyre ekonomike.
OEGJK mbetet e përkushtuar të jetë gardian i përhershëm i bizneseve dhe në kërkim të vazhdueshëm të krijimit të kontakteve mes ndërmarrësve të të dyja vendeve.
Andaj ftojmë të gjitha kompanitë, si dhe personat që duan të jenë pjesë e jetës biznesore gjermano-kosovare, të marrin pjesë dhe të angazhohen në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.