Celonis është lider në programin e përshpejtimit të performancës së ndërmarrjeve, duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë së procesit të mining për të ndihmuar organizatat të largojnë fërkimin operacional dhe të bëhet një ndërmarrje e superfluidizuar. Kompanitë në të gjithë botën, duke përfshirë Siemens, L’Oréal, Uber, Citi, Airbus dhe Vodafone, mbështeten në teknologjinë Celonis për të udhëhequr veprimet dhe drejtuar ndryshimin, duke i kthyer proceset e biznesit në përvoja të jashtëzakonshme dhe duke rezultuar në miliona dollarë të kursyer.

Kjo kompani e madhe globale, ka hapur degën e saj edhe në Kosovë. Në një ambient tepër dinamik dhe relaksues në të njëjtën kohë, kjo degë ndodhet në zemër të Prishtinës. Aty ne patëm mundësinë të flasim me Taulant Abazin, Site Leader në këtë degë. Me mbi 100 punëtorë nën menaxhim, Taulanti dukej mjaft i qetë, ashtu si edhe stafi i tij disa prej të cilëve madje i gjetëm duke luajtur ping-pong në kohën kur shkuam për intervistë.

Abazi na tregoi shumë për kompaninë. Qëllimet dhe planet shumë ambicioze, arsyet e kthimit të tij nga SHBA-ja që të veprojë në Kosovë, librat prej të cilëve gjen frymëzim dhe mesazhin e tij për të rinjtë.

Kur keni vendosur të hapni këtë biznes në Kosovë?

Biznesi është hapur më 2018 në Kosovë. E ka themeluar Bardh Lohaj dhe atë kohë ka qenë punëtori numër 33 ose 34 te Celonisi.

Cilat janë planet e kompanisë për të ardhmen?

Kompania si kompani po krijon një kategori në vete. Dmth CSP ose Oracle e ka krijuar një kategori të sistemeve administrative, Celonis po e krijon një kategori të menaxhmentit ekzekutiv. Në afatgjatë, çdo kompani në botë do ta përdorë Celonisin. Në afatshkurtë, vitin e kaluar i kemi on board 1 mijë kompanitë më të mëdha në botë dhe sivjet do ta bëjmë 1 mijëshin e dytë. Pra top 2000. Edhe kështu që “we are on a rocket-ship” dhe jemi duke u rritur. Rritje, rritje e vetëm rritje.

Për ata që nuk e dinë, me çfarë merret tamam Celonisi?

Një përshkrim i shkurtë. Teknologjia thirret execution managment system. Me fillu, ka filluar me proces mining. Do të thotë çdo kompani ka procese. Çdo hap i procesit është identik me njëri tjetrin. Dmth i ka parametrat që janë shumë të ngjashëm sikur: përshkrimi i ID dhe koha. Me këtë informatë, softweri jonë që e kemi zhvilluar para 10 viteve gati, e ka pasur atë pjesën e process mining që ka mundur të vizualizojë si po shkojnë proceset, sa shpejt po shkojnë, ku po ngadalësohen ato etj. Vetëm me këtë informatë nuk është që të kryej punë. Vetëm po të jap informata si po shkojnë proceset. Celonisi për të pasur execution managment, sistem që të ndihmon, të duhet të kesh proceset në real time. Një CEO i një kompanie me 100 mijë punëtorë përmes Celonis mundet të shoh secilin proces ku po shkon, sa shpejt po shkon dhe softweri jonë jep rekomandime si të optimizohen proceset. Një shembull nëse e marrim procesin onboarding të punëtorëve të rinj që shkon në sektorin HR. Përmes Celonisit mund të shohim prej ditës së parë si ka shkuar aplikacioni, deri tek dita e fundit si ka shkuar procesi në tërësi ku është ndaluar e ku është ngadalësuar dhe mund të japim rekomandime përmes aplikacionit se cilat hapa mund të marrim. Sepse ne e dimë se cili është standardi i onboarding tek secila kompani dhe mund t’u tregojmë kompanive se ndonjëra po shkon më shpejt në këtë proces se sa ajo dhe u tregojmë problemet mund tu japim më shumë rekomandime.

 

Cili është mësimi më i rëndësishëm që e ke mësuar gjatë jetës?

“Everything seems impossible until it’s done”. Të gjithë e kanë parë të pamundshme që të kthehen në Kosovë dhe të bëjnë diçka. Unë u ktheva, it’s done dhe tani hapi i radhës.

Çka do të kishe konsideruar arritjen tënde më të madhe?

Përditshmëria. Kjo që e kam është ai qëllimi ku kam dashur të arrijë. Sot në mëngjes isha tek Ministria e Ekonomisë, nesër tek e Arsimit. Dje në mëngjes i kam marrë 14 persona në punë. Po, kjo është.

A keni ndonjë libër do të donit ta rekomandoni?

E kam këtu të shkruar. The Organized Mind by Daniel J. Levitin. Ky libër na mëson se si funksionon truri. Sidomos sot kur 24/7 ka informata, ka gjithçka dhe ka njerëz që presin sende, vëmendje e punë prej teje. “Organized mind” ta jep mundësinë se si funksionojnë informatat që vijnë për çdo ditë. Ku shkojnë informacionet, si funksionon truri, ku lokalizohen informatat, si ngadalësohet truri, sa është me rëndësi të jemi të koncentruar në një takim që të mos mendoj për tjetrin apo bëhet apo jo.

A ka ndonjë libër që nuk e ke lexuar ende por mezi pret ta lexosh?

Për momentin jam duke e lexuar “The Cultured Mind”. Nuk hulumtoj shumë se çfarë libra ka në treg por nëse ma prezanton dikush ndonjë libër, e pëlqej, futem në Amazon dhe e porositi.

Cila është një karakteristikë që të pëlqen shumë tek vetja?

Jam shumë i qetë. Asgjë nuk më qet prej taktit. Duke e pasur këtë distancën dhe kohën e reflektimin e di tërë kohën ku je. Unë si Taulant e di tërë kohën se ku jam, ku e kam kompaninë e shoqërinë. Kjo është ajo që më pëlqen.

A ka ndonjë karakteristikë që nuk të pëlqen tek vetja?

Pjesa e fitness Haha. Gjërat e punës po i marrë shumë me vullnet dhe ende nuk po i marr seriozisht këtë pjesën e aktivitetit. Tek buka për fat nuk po konsumoj gjëra që nuk duhet. Aty ka pasur një “klik” e tek fitnessi po e pres ende.

A ka dicka që nuk të pëlqen tek të tjerët?

Njerëz që mundohen të imponojnë mendimin para se të të dëgjojnë. Nëse një person nuk është i gatshëm të dëgjojë, atëherë ajo nuk më pëlqen. Është në atë librin “Culture Mind”, e përshkruan një situatuë të një thënie kineze ku thuhet se “është një arsye që i kemi dy sy, dy vesh dhe një gojë”

Çka kishe pasur dëshirë me iu lënë fëmijëve tu?

Trashëgimi. Po, sepse të kthehesh për ideal, kthehesh edhe për mundësi. Trashëgimi në atë aspektin që me mujt me tregu ky është prindi im. Ma shumë është që të ketë fëmija dyer të hapura. Për këtë më shumë e thashë. Nëse ka dëshirë të jetë balerinë në Paris ka mundësi. Nëse dëshiron të jetë aktor në Pekin, le të bëhet. Kjo është ajo që dua të them.

Ka ndonjë njeri të gjallë që e admiron shumë e ki dëshirë të bëheshe si ai?

Ne e ndjekim Obamën shumë. Nga impakti, frymëzimi. Lehtë është me thënë se ka qenë politikan, por jo ka pasur shumë më shumë se vetëm politikë. Ka pasur shumë më shumë se vetëm politikë. Ndryshimet që i ka sjellë në jetën e përditshme të amerikanëve. Edhe vetë kam jetuar atje. Barack kuptohet së bashku me Michelle. Ata janë bashkë. Aq kanë forcuar njëri tjetrin dhe me atë forcë kan ndikuar në të gjithë botën. Pra, heronj të gjallë.

Nëse do ishte bërë një film për jetën tënde, cili do të ishte aktori që du ju luante juve?

Haha po të ishte vëllau im do ta kishte të lehtë pasi ai vetëm se duket si Leonardo DiCaprio dhe ne e thërrasim Leo i vogël. Nuk e di kush i ka flokët e gjata, Orlando Bloom, po haha. Po më pëlqejnë këto pyetje.

Cili është një mesazh që do ua lije të rinjve në Kosovë?

Thjesht me kuptu se nëse një vend ka shumë sfida, ka edhe shumë mundësi. Në atë moment që e kuptojmë këtë, në thelb, do ia nisim të hapim sytë dhe do të fillojmë. Hajde po e hapi këtë restorant vegan se më pëlqen. Këtë restorant vietnamez, po më shkon kuzhina hajde po e hapi. Ajo pjesë. Se një arsye pse jam kthyer është se ankesat nuk i kam shumë dëshirë. Duhet të gjendet zgjidhja. Ska kohë për aneksa. Shokët më përshkurajnë kështu. “Taulanti ta gjen zgjidhjen menjëherë”. Pra hapni sytë, ekzistojnë zgjidhjet. Mos i shikoni vetëm sfidat por edhe mundësitë. Kush thotë se nuk mund të ketë zgjidhje le të më kontakton, vjen ia bëjë një tur këto te Celonisi dhe ia them atë që po kërkon. Nëse ka pasur një kohë këtu në Kosovë, e këtu në Prishtinë, kur shqiptarët e Kosovës kanë mundur të bëjnë impakt në ekonominë botërore, ose politikën botërore, sot është ajo kohë.