FORUMI EKONOMIK GJERMANO-KOSOVAR 2022

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) me përkrahje të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga data 5 deri me 7 Korrik 2022 organizojnë Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar 2022.

Forumi Ekonomik do të fokusohet në fushat me potencialin më të madh për investime në Kosovë. Kemi kënaqësinë, që në diskutimet në panele kompanitë gjermane, të cilat tashmë operojnë në Kosovë apo bashkëpunojnë me kompani kosovare, do t’i ndajnë përvojat e tyre me audiencën.

Më shumë se 35 CEO të kompanive gjermane tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Kemi nderin që në Forum do të marrin pjesë dhe përfaqësues të Ministrisë Federale për Ekonomi, si dhe përfaqësues të Germany Trade and Invest (GTAI).

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË