Delegacioni nga Kosova merr pjesë në Kongresin e Prokurimit dhe Logjistikës në Berlin

Në kuadër të bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me Asociacionin për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës Bundesverband Materialwirtschaft, Einkauf und Logistik e.V. – BME(BME) në Gjermani, dhe me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) përmes projektit Krijimi i Punësimit përmes Promovimit të Eksportit Creating Employment through Export Promotion, Kosovës i mundësohet…

110 ndërmarrës, 70 prej tyre nga Gjermania morën pjesë në “Javën e Biznesit të Diasporës”

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unionit të bizneseve Gjermano-Kosovare nga Gjermania ka organizuar “Javën me Bizneset e Diasporës” nga data 17-19 Tetor 2018. Organizimi tërhoqi vëmendje të madhe politike dhe të mediave, pasi që 110 sipërmarrës të Diasporës kosovare ishin pjesëmarrës në këtë forum, duke përfshirë 70…

OEGJK TAKON KOMUNITETIN E BIZNESEVE NË PRIZREN, GJAKOVË DHE PODUJEVË

Oda Ekonomoike  Gjermano-Kosovare organizoi tre takime informuese në Prizren, Gjakovë dhe Podujevë në bashkëpunim me “Programin e Zhvillimit të Migracionit” të CIM / GIZ, më 02.10 dhe 05.10. Sipërmarrësit e shumtë që morën pjesë në ngjarje u informuan për ofertën e KDWV dhe për “Programin Zhvillimor të Migracionit” të GIZ, i cili u mundëson punëdhënësve…

Ndikimi i diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës: Potencial i shfrytëzuar apo jo?

Të martën më 25 shtator u zhvillua salloni i së martës me temë “Ndikimi i diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës: Potencial i shfrytëzuar apo jo?”, ku ndër të tjera u diskutua mbi shfrytëzimin e potencialeve të diasporës në terma afatgjatë; u propozua që të hartohen programe dhe projekte të cilat do të nxisnin diasporën…

OEGJK VIZITON KOMUNËN E PRIZRENIT

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare së bashku me disa përfaqësues të firmave anëtare vizituan kryetarin e komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, për të diskutuar rreth mundësive për investimeve në qytetin e Prizrenit. Theksim të veçantë në diskutim kishin mundësitë e investimeve në Parkun e Bizneseve dhe Parkun për Inovacion dhe Trajnime si dhe investimet në sektorin e…

SHËNOHET DITA EVROPIANE PA VIKTIMA NË RRUGË

Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë, Kolegji “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit

“AMRKS”me mbështetje nga Oda Ekonomik Gjermano Kosovare “OEGJK” përmes një tryeze diskutimi për herë të dytë në Kosovë

shënuan Ditën Evropiane pa viktima në rrugë.
Në hapje të tryezës mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës z.Pal Lekaj, i cili theksoj :

“Nga marrja e mandatit prioritet ka qenë krijimi i sigurisë në trafik.

Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq.

Tashmë është krijuar edhe Task-Forca për siguri në trafik me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse.

Pas përfundimit të punës së këtij komisioni

do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë.

Kurse, sipas raporteve

të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënie të aksidenteve nga krahasuar me vitin e kaluar”.
Tryeza bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe akterët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend,

ku ndër të tjera u diskutuan edhe çështjet si:
• Roli i institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të aksidenteve në rrugët e Kosovës;
• Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin

e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;
• Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me

gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.
Me njohuritë dhe eksperiencën e tyre në këtë tryezë kontribuan përfaqëues nga Policia e Kosovës,

Këshilli për Siguri në Komunikacionin Rrugor,

OSBE, Kolegji “Tempulli”, Byroja Kosovare e Sigurimeve, AMRKS dhe Auto Kaçandolli.
(TEKSTI:Kolegji Tempulli)

 

OEGJK takon kompanitë eksportuese me Drejtorin e Doganës: Eksporti në rritje

Në kuadër të mëngjeseve mujore me anëtarë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizoi takim ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësueseve të Doganës së Kosovës. Drejtori i Doganës, Bahri Berisha bashkë me ekipin e tij  të përbërë nga Agron Sadiku dhe Bajram Rexha bashkëbiseduan me kompanitë eksportuese të OEGJK-së.   Gjatë takimit u bisedua për procedurat e eksportit, si…