A janë të gatshme Kompanitë Kosovare për t’u bërë furnitore për Industrinë Gjermane?

Me qëllim identifikimin e mundësive dhe sfidave të kompanive kosovare që të jenë furnitore për tregun gjerman, u mbajt salloni i radhës me temë: “A janë të gatshme Kompanitë Kosovare për t’u bërë furnitore për Industrinë Gjermane?”. Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Nora Hasani, Drejtoreshë menaxhuese, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare; Amir Musliu, Menaxher i përgjithshëm, Elsam…

Tri kompani kosovare marrin pjesë në Konferencën e Dortmundit

Sot, në Dortmund fillon Konferenca e 5. Purchasing Initiative Western Balkans /BME Einkaufsinitiative Westbalkan, që organizohet nga Asociacioni Federal për Menaxhimin e Zinxhirit të furnizimit, Blerje dhe Logjistikë (BME), Shoqata Ombrellë e Odave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane, në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Ekonomi dhe Energji dhe Odat Ekonomike të Jashtme Gjermane të Ballkanit…

Lansohet rrjeti i bizneseve për Energji të Pastër

Rrjeti i bizneseve për Energji të Pastër është duke u lansuar tani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane GIZ Kosovo përmes Projektit për Efiçiencë të Energjisë (KEEP). Hapja e këtij eventi u bë nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, z. Christian Heldt, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka dhe Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK-së, znj.…

Save the Date OEGJK edhe këtë vit në Berlin

📣A dëshironi të merrni pjesë në Kongresin më të madh të blerësve në Evropë? 💡Simpoziumi tre-ditor i BME-së për blerje dhe logjistikë që do të mbahet nga 📅13-15.11.2019 📍në Berlin është njëri nga kongreset më të mëdhenj të blerësve dhe profesionistëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Evropë 📌Mbi 2000 pjesëmarrës 📌70% të pjesëmarrësve…

Arben Coli në Odë

Siç jeni informuar edhe më parë, në zyrën tonë prej datës 10.04.2019 kemi z. Arben Coli për përkrahje 3-javore në punët e menaxhmentit. Z. Coli jeton në Mynih të Gjermanisë dhe është partner ekzekutiv i ndërmarrjes Deutsche Seniorenbetreuung, e cila ka si subjekt ndërmjetësimin e personelit shëndetësor (më saktë për përkujdesje 24 orë në ambientet…

KDWV welcomes 10 new members

The German-Kosovar Business Association would like to welcome 10 new members!   Sowi Kosovo   KD-Business Development GmbH   Oxa Group   Doni Fruits   Dijari SHPK   Getting Competent   Copier & Computer Center Kosova   Pozhegu Brothers   Frotcom Kosova / Biotec   DEKRA   We wish you a successful business and growth…

Takimi i mëngjesit 19.04.2019

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare çdo muaj organizon takime të mëngjesit për anëtarët e saj. Sot anëtarët e OEGJK-së patën një diskutim të hapur dhe të frytshëm me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, z. Valdrin Lluka. Zëvendës ambasadori gjerman në Prishtinë, Jan-Axel Voss, i cili gjithashtu është anëtar nderi në bordin e OEGJK-së ishte…

Business Talks me Endrit Shalën

Drejtoresha jonë menaxhuese, Nora Hasani, në emër të OEGJK sot ishte nikoqire e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, në kuadër të takimit të dytë, në kuadër të serisë së takimeve Business Talks. ______ Business Talks është një seri e takimeve ndërmjet përfaqësuesve më të lartë qeveritar dhe komunitetit të biznesit. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare…

EXPOKOS 2019, bisedë informative “Të bërit biznes me gjermanë në kohën e sotme”

Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani, para pjesëmarrësve të panairit Expokos në Prishtinë prezantoi shërbimet që i ofron Oda për kompanitë gjermane dhe kosovare.

Bashkë me Peter Barkhurst nga AIMS International Germany dhe Monika Farka AIMS International Albania & Kosovo dhe Remzi Ahmetin nga KIESA zhvilluan një bisedë informative rreth të bërit biznes me partnerë gjermanë.