Prezantimi I Projektit për Partneritetet Publiko Private (develoPPP.de)

Z. Mentor Sahiti, Anëtar Bordi i OEGJK-së, mbajti sot një fjalë hyrëse me rastin e prezantimit të Projektit për Partneritetet Publiko Private (develoPPP.de), i komisionuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, si një nga partnerët implementues. Programi në fjalë u prezantua nga z. Axel…

OEGJK vazhdon vizitat te kompanitë anëtare

Kësaj here vizituam Hodaj & Partners, Law Firm! Hodaj & Partners është firmë udhëheqëse ligjore në Kosovë, e cila ofron shërbime ligjore për bizneset vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për individë, në të gjitha aspektet e legjislacionit kombëtar dhe atij ndërkombëtar. Në bashkëpunim me avokatë në Evropën Juglindore dhe Evropën Përëndimore, ofrojnë gjithashtu edhe shërbime të…

AHK Nordmazedonien dhe MAMEI mirëpret OEGJK, KIMERK dhe GIZ CETEP

Më 17 Korrik, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare bashkë me KIMERK dhe Creating Employment through Export Promotion (GIZ CETEP), u pritën nga AHK Nordmazedonien dhe MAMEI. Tema e këtij takimi ishte “Macedonia Manufacturing Expo 2019”, që do të mbahet më 25 & 26 shtator në Shkup. Ky event, përmes takimeve B2B dhe paneleve të ndryshme do të mbledh blerës dhe furnitorë nga industria…

OEGJK vazhdon me vizitat në terren

 Kësaj rradhe vizituam Industrinë Metalike të Kosovës (IMK – Industria Metalike e Kosoves). Gjatë kësaj vizite, Marigona Mustafa-Kamerolli dhe Greta Kazia,përfaqësuese nga OEGJK, shpalosën disa nga aktivitetet e OEGJK-së që do të realizohen në muajt e ardhshëm, nga të cilat IMK-ja mund të përfitojë në aspektin e zgjerimit të kontakteve dhe në të bërit biznes. Në kuadër të…

Takim me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj

Ishte kënaqësi shumë e madhe për OEGJK të marrë pjesë sot në takim me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj dhe kabinetin e tij qeveritar, së bashku me përfaqësues nga KIMERK, Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Creating Employment through Export Promotion (GIZ CETEP), si dhe përfaqësues të kompanive anëtare dhe jo-anëtare nga sektori i përpunimit të metaleve dhe…

OEGJK në një vizitë tjeter tek kompania anëtare Oxa Group

Duke qenë se portofoli i Oxa Group mbështetë një shumëllojshmëri të shërbimeve dhe teknologjive siç janë investimet turn-key, industria e ndërtimimtarisë, përpunimi i drurit, industria e prodhimit të mobilieve, fusha e arsimit, industria e telekomunikacionit, prodhimi i bizhuterive e deri tek shitjet me pakicë e shumicë, Marigona Mustafa-Kamerolli dhe Greta Kazia, përfaqësuese nga OEGJK, u njoftuan për së…

OEGJK në vizitë tek kompania anëtare M-Technologie!

Gjatë vizitës në fabrikën e re prodhuese të M-Technologie, Marigona Mustafa-Kamerolli dhe Greta Kazia, përfaqësuese nga OEGJK, u njoftuan për së afërmi me të arriturat dhe kapacitetet prodhuese të reja të M-Technologie. Ky investim i ri paraqet edhe potencialin e madh të kompanisë për rritje të kapaciteteve prodhuese. Mes tjerash, OEGJK prezantoi disa nga aktivitetet e saj për…