Vizita tek kompania anëtare Dijari SHPK

Dijari SHPK është kompani vendore me lokacion në Vushtrri, përfaqësueset nga OEGJK, Greta Kazia dhe Marigona Mustafa, u njoftuan nga Djiari rreth projekteve të ardhshme të kompanisë. Kompania anëtare e OEGJK-së, Djiari SHPK ushtron veprimtari të ndryshme si Projektim, Ndërtim të Lartë, inxhinieri, patundshmëri, punësim dhe Eksport-Import. DIJARI SH.P.K, operon edhe në Gjermani me emrin Djiari…

Takimi i mëngjesit, mundësitë për pjesëmarrje në 54. Symposium Purchasing & Logistics

Gjatë mëngjesit me biznese, drejtoresha jonë menaxhuese Nora Hasani, i informoi bizneset rreth mundësisë së pjesëmarrjes në: 54. Symposium Purchasing & Logistics, që e organizon Association for Supply Chain Management, Procurement and Logistics (BME) më 13.-15.11. në Berlin. Në këtë Simpozium marrin pjesë 2000-2500 përfaqësues të bizneseve anëtare të BME, ku 60% prej tyre përfaqësohen…

Vizita nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Të shtunën, drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, bashkë me Fadil Hoxhën, anëtar bordi dhe Jan-Axel Voss, zëvendës-ambasadorin gjerman, pritën në vizitë Kryesinë e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane. Delegacioni nga Gjermania u kryesua nga Nazmi Viqa.

OEGJK ka bashkëpunim shumëvjeçar me Unionin, dhe i gëzohemi intensifikimit të bashkëpunimit gjatë muajve në vijim!

Vizita tek kompania anëtare Albimi

A e dini se biçikletat Pilot Bike janë brend kosovar, që prodhohen nga kompania jonë anëtare Albimi, në Gjilan? Ne ishim në vizitë te Ibrahim Krivaqa në Gjilan, i cili na i tregoi nga afër proceset e prodhimit, dizajnimit dhe montimit të biçikletave të llojeve dhe madhësive të ndryshme, të brendit PILOT BIKE. Që nga viti 1998 kompania Albimi…

Të arriturat e anëtarit tonë Premium Kolegjit UBT

Drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, bashkë me zëvendës-ambasadorin gjerman Jan-Axel Voss, i cili njëheri është edhe anëtar nderi në bordin e Odës dhe zyrtarin për çështje ekonomike në Ambasadën Gjermane, Kushtrim Nimani, vizituan anëtarin premium, kolegjin UBT. Edomond Hajrizi, rektor dhe themelues i UBT, i informoi për të arriturat e Universitetit të…

Vizita tek kompania anëtare Fluidi

Gjatë vizitës te kompania anëtare Fluidi, përfaqësueset e OEGJK-së Greta Kazia dhe Marigona Mustafa patën mundësinë të shohin drejtpërsëdrejti prodhimin e shisheve dhe procesin e prodhimit dhe mbushjes së lëngjeve. Kompania Fluidi Corporation është themeluar në vitin 1994, dhe vlerësohet si kompania më e madhe në Kosovë dhe në Ballkan, për prodhimin e pijeve natyrale dhe të…

Nora Hasani, takoi deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer

Drejtoresha jonë menaxhuese, Nora Hasani, takoi deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Biseduan për marrëdhëniet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, për punën që e bën Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në ruajtjen dhe thellimin e partneritetit me Gjermaninë, dhe për potencialin që ka Kosova për të tërhekur akoma më shumë investitorë…

Festa Verore 2019

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare bashkë me Sektorin Ekonomik të Ambasadës Gjermane organizoi për të tretin vit me radhë Festën Verore/Sommerfest! Festa Verore ka për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve, partnerëve dhe mbështetësve të OEGJK-së në një ambient të këndshëm dhe relaksues. Këtë vit Festën Verore e mundësuan Devolli Corporation (Sponsor Gjeneral), dhe sponsorët e bronzët UBT, Buchhaltung…

Vizitë në kompaninë themeluese të OEGJK-së, EcoTrade

Nora Hasani, drejtoresha jonë menaxhuese bashkë me zëvendësambasadorin gjerman, z. Jan-Axel Voss, vizituan kompaninë themeluese të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare – EcoTrade. Ishte pikërisht z. Mehdi Zhugolli ai që ka përkrahur me vendosshmëri themelimin e një ode ekonomike gjermane në Kosovë! Gjatë vizitës e njoftuam z. Mehdi Zhugolli dhe Granit Zhugollin për rezultatet e punës së…