Invest in Prizren

Invest in Prizren

Znj. Hasani ishte pjesëmarrëse në panelin e ‘Invest in Prizren’, në të cilën theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë si dhe theksoi sfidat të cilat duhet të adresohen në mënyrë që të tejkalohen pengesat për investime në Kosovë.

Takimi me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav Lajčák.

Përfaqësuesja e OEGJK-së Sytrime Dervisholli, mori pjesë në takim me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav Lajčák.

Ky takim ishte vetëm takimi i parë me komunitetin e biznesit në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua potenciali dhe ndikimi pozitiv i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rajonit.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me FIEK

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me FIEK. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit me Fakultetin e Inxhinierikë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK). Përmes memorandumit, OEGJK do të ofrojë këshilla profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe do të ofrohet mundësia e praktikave profesionale për studentët e FIEK-ut tek bizneset…

OEGJK mirëpriti Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Germany Trade and Invest z. Martin Gaber.  

OEGJK mirëpriti Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Germany Trade and Invest z. Martin Gaber. Gjatë vizitës së tij dy-ditore, OEGJK organizoi mbi 10 takime, dhe një online event, me qëllim që vizita e z. Gaber në Kosovë të jetë sa më gjithëpërfshirëse. Në eventin me GTAI morën pjesë 48 kompani. Pjesëmarrësit u informuan rreth mundësive të…