Sektori i TIK-ut

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re. 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra). 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj. 

Qeveria e Kosovës ka njohur rëndësinë strategjike të industrisë së TI-së për zhvillimin ekonomik dhe transformimin strukturor drejt një ekonomie të bazuar në dije. Si pasojë, në vitin 2013 qeveria e Kosovës zyrtarisht e shpalli industrinë e TI-së një sektor me prioritet të lartë për ekonominë e saj. 

Sektori i TIK-ut përbënte 1.9% të PBB-së në vitin 2021 me një pjesëmarrje të qëndrueshme në 5 vitet e fundit. Kjo përqindje është më e ulët se në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, duke treguar shumë potencial për zhvillim të mëtejshëm. 

Eksportet e shërbimeve në fushën e telekomunikacionit, kompjuterit dhe informacionit arritën në 99 milionë euro në vitin 2021 ose 5.1% e eksporteve të shërbimeve të Kosovës. Sektori është i orientuar drejt eksportit, pra eksportet janë më të larta se importet dhe 78% e kompanive ekzistuese eksportojnë shërbimet e tyre. Megjithatë, ka vetëm një kontribut të moderuar në eksportet totale, për shkak të madhësisë së kufizuar të industrisë së TIK-ut në Kosovë. 

Potenciali më i lartë për t’u eksportuar është Evropa Qendrore dhe Amerika e Veriut, pastaj Zvicra dhe Gjermania, e ndjekur nga SHBA, Kanada, dhe Mbretëria e Bashkuar. 

Nuk ka të dhëna zyrtare për punësimin në këtë sektor, por Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) vlerëson se sektori punëson rreth 3000 persona. Pothuajse gjysma e pagave në sektorin e TIK-ut janë ndërmjet 750 dhe 2000 euro. Pagat më të larta marrin zhvilluesit, menaxherët e zhvillimit të biznesit dhe menaxherët e projekteve. 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e TIK-ut në Kosovë mund të gjenden në raportet e hollësishme të disponueshme në linqet më poshtë: 

https://stikk.org/wp-content/uploads/2021/06/IT-Barometri-2020.pdf  

https://www.german-economic-team.com/en/newsletter/kosovos-ict-and-bpo-sector-developments-and-outlook/  

 

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË