GJEO-PROJEKT

Missbrauch melden

GJEO PROJEKT Logo

GJEO-PROJEKT SH.P.K është kompani e themeluar në vitin 2016. Aktiviteti kryesor i ndërmarrjes përfshin aktivitetet në fushën e shërbimeve: Gjeodezi, Inxhinjeri, Fotogrametri, Hartografi, GIS, LIDAR, 3D Kadastër, BIM, Smart City, Agrikultur Precize etj.
GJEO-PROJEKT SH.P.K tashmë punon edhe në fushën e industrisë së mbrojtjes që mbulon kontrollin e kufijve, sistemet e mbrojtjes, trajnimin dhe edukimin, sistemet dhe zgjidhjet e gjeoinformacionit ushtarak.
Kompania GJEO-PROJEKT SH.P.K, në vazhdimësi është duke ofruar zgjidhje inovative për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, të përkushtuar në punën tonë dhe të besueshëm në shërbimet që ne ofrojmë.
Qëllimi ynë është të ofrojmë shërbime më cilësore për të përmbushur nevojat e klientit. Për ta bërë këtë, ne vazhdimisht realizojmë trajnimet për stafin tonë, për metodat më bashkëkohore në mënyrë që të jemi sa më inovativë në ofrimin e shërbimeve dhe krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë.

PËRPARËSITË KONKURUESE
Avantazhi kryesor konkurrues i GJEO-PROJEKT SH.P.K është aftësia për të zotëruar të gjithë procesin e zhvillimit dhe ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të mbrojtjes dhe nevojave civile. Duke përdorur teknologjinë më të fundit, duke respektuar standardet ndërkombëtare (ISO, OGC) dhe duke u mbështetur në teknologjinë me kod të hapur, GJEO-PROJEKT SH.P.K është në një pozicion të shkëlqyer për t'u shërbyer klientëve dhe perspektivave të saj me efikasitetin dhe cilësinë më të lartë të mundshme.
Konkurrenca e fortë në fushat përkatëse motivon GJEO-PROJEKT SH.P.K të investojë në teknologjitë e reja dhe në njohuritë e punonjësve të saj, duke zhvilluar zgjidhje të reja inovative.

 

 

Karte

Kontaktinformationen

Telefon
E-Mailadresse
Website

Unternehmen kontaktieren