Kolegji Heimerer

Missbrauch melden

Kolegji Heimerer Logo

Kolegji Heimerer është institucion gjermano-kosovar dhe njihet si lider në edukimin e profesionistëve shëndetësor në Kosovë. Për 10 vite të ekzistencës së tij, Kolegji Heimerer ka arritur të krijoj standard të ri në arsimin e lartë, duke rritur profesionalizmin tek profesionistët shëndetësor dhe duke plotësuar nevojat shoqërore në nivelin e kërkuar.

Kolegji Heimerer është kolegji i vetëm gjermano kosovar që për 10 vite ka ofruar programet më unike në kuadër të shkencave shëndetësore 7 programe akademike të akredituara, 5 në nivelin Bachelor – BSc. Infermieri, BSc. SHSHT. Logopedi, BSc. SHSHT. Ergoterapi, BSc. SHSHD.Teknik Laboratori, BSc. Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infiermieri – dhe 2 në nivelin Master – MSc. Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore dhe MA Psikologjia e Vlerësimit dhe Intervenimit.

Çka e karakterizon Kolegjin Heimerer në raport me kolegjet tjera, është dedikimi i tij në ngritjen profesionale të studentëve përmes praktikave në organizata e institucione prej më të ndryshmeve në Kosovë, rajon dhe Evropë. Kolegji Heimerer është vendi ku praktika i jep kuptim teorisë. Arsyeja e suksesit të Kolegjit Heimerer është niveli i lartë i stafit akademik, të cilët udhëheqin procesin e suksesit të studentëve të tyre duke i bërë ata përgjegjës direkt të arritjeve të tyre. Ky proces u ndihmon studentëve të kolegjit të kenë përparësi të konsiderueshme në tregun e punës si në nivel lokal, poashtu edhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ekspertiza e marrur nga vendet evropiane dhe botërore dhe profesionalizmi i stafit akademik u mundëson studentëve të shkojnë përtej teksteve shkollore dhe të trajtojnë çështjet e botës reale brenda industrisë shëndetësore.
Kolegji Heimerer konsiderohet vatër e promovimit të diversitetit kulturor, nacional dhe gjinor. Me një staf prej mbi 51% gra dhe mbi 15% ndërkombëtar, Kolegji Heimerer konsideron larminë si mjetin më të fuqishëm që posedon për adresimin efektiv të nevojave të tregut kosovar, rajonal dhe evropian.
Si përkrahës i mundësive profesionale ndërkombëtare, arsimimit profesional dhe ndikimit pozitiv në shoqëri, kolegji synon të krijoj profesionist shëndetësor të aftë për të ofruar shërbimet e tyre brenda dhe jashtë Kosovës. Këtë kemi arritur ta realizojmë falë bashkëpunimit shumë të ngushtë që kemi krijuar me klinika gjermane dhe institucionin e arsimit të lartë. Këto bashkëpunime na kanë mundësuar që gjithashtu të punësojmë student brenda dhe jashtë vendit.

Karte

Kontaktinformationen

Unternehmen kontaktieren