Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK

Missbrauch melden

APPK Logo

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë-APPK është OJQ, e themeluar në vitin 2001 pranë Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe është aktive në fushën Përkrahjes se Punësimit përmes ri-integrimit socio-ekonomik, trajnimeve profesionale, certifikimeve, ndërmjetësimit në punësim dhe vetëpunësimit. APPK është lidere në fushën e ri-integrimit socio-ekonomik dhe ngritjes së kapaciteteve të grupeve të ndryshme synuese, duke siguruar qëndrueshmërinë e tyre socio-ekonomike.
APPK është organizatë lidere në përkrahjen e punësimit në Kosovë. Përgjatë 20 viteve ka implementuar mbi 200 projekte të ndryshme të financuara nga donator ndërkombëtar si BE, UNDP, IOM, me pastaj me theks të veçantë nga disa porositës institucional dhe joinstitucional nga Gjermania si BMZ, AA, BAMF, Diakonie, CEB-Akademie, Landesamt Coburg, Kolping, Micado Migration, IB, si dhe shumë partnerë tjerë institucional dhe joinstitucional nga Kosova dhe regjioni. Përmes këtyre projekteve, më shumë se 40,000 qytetarë kosovarë kanë përfituar përkrahje në aspektin e ri-integrimit socio-ekonomik.
Në vitet e fundit, fusha e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional (në Gjermani quhet Ausbildung), paraqet njërën prej aktiviteteve shumë të rëndësishme të APPK-së ku rreth 200 të rijnë Kosovarë, brenda vitit, përzgjidhen, parapërgatiten në aspektin gjuhësor dhe të para integrimit si dhe ndërmjetësohen për programe të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani (Ausbildung), për disa profesione nga fusha e Infermierisë dhe Ndërtimtarisë.
APPK është njëherit edhe përfaqësuese për Kosovë e Pearson (Angli) për një serë shërbimesh në fushën e edukimit, certifikimeve dhe trajnimeve.
APPK është gjithashtu institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë për disa trajnime si gjuhë gjermane, gjuhë angleze, IT, themelim biznesi si dhe institucion i licencuar nga ana e Agjensionit të Punësimit të Republikës se Kosovës për ndërmjetësime në punësim jashtë vendit, me theks të veçantë në Gjermani.
APPK është edhe Partnere e ZAV (Gjermani) për Kosovë për ndërmjetësimin e studentëve Kosovar për punë sezonale (Ferienbeschäftigung) në Gjermani.
APPK ka partneritet të fuqishëm me akter të rëndësishëm vendor dhe ndërkombëtar, si: Agjensioni i Punësimit i Republikës se Kosovës (APRK), Departamentit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve në Kosovë (AAAPAR), më pastaj me Shërbimin Kombëtar të Punësimit në Shqipëri, Agjencinë e Punësimit në Mal të Zi, si dhe Shoqatën e Institucioneve për Arsim Profesional - EVBB në Bruksel.
Shumëllojshmëria e projekteve më se miri mund të shihet duke e vizituar web-faqen tonë: www.appk.org
Projektet aktuale:
http://appk.org/appk/projektet-aktuale/
Projektet e realizuara:
http://appk.org/appk/projektet-e-realizuara/

Karte

Kontaktinformationen

Telefon
E-Mailadresse
Website

Unternehmen kontaktieren