S//SPRINT

Missbrauch melden

SSPRINT Logo

S//SPRINT është kompania e parë vendore në sektorin e prodhimit tè tekstilit me kualitetin më të lartë. E themeluar në vitin 2007-të, me aktivitete innovative, prodhuese dhe të tregtisë në tekstil, veçmas veshjeve sportive dhe të brendshmeve për dy gjinitë.
S//SPRINT ka krijuar pèrvojë, njè rrjet të mirë shitjesh e partnerësh, duke instaluar sensin model të të ndërtuarit strukturë dhe markë në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Përshkak të dinamikës së punës dhe kërkesës për prezencë në treg, ne kemi rritur kapacitetin prodhues, me ç’rast e kemi trefishuar numrin e punëtorëve (mbi 92% gra) dhe po ashtu edhe qarkullimin në treg.
Tani kapaciteti prodhues i produkteve: veshjeve sportive, trenerkave, maicave, duksave, shorceve, bluzave, bërrnudeve, boksereve, kanatiereve, të brendshmeve për gra, çorapave dhe rrobave tjera të përditëshme etj, siguron qëndrueshmëri stabile dhe cilësi të lartë për tregun e shitjes.
Për nga materialet produktet janë gjitha organike, kanë qëndrueshmëri të lartë, të inovuara nga pambuku i butë e i pastër, të cilat garantojnë komoditet. Njëherësh, produktet S//SPRINT janë të listuara si produktet shumë lehtë të përdorshme për riciklim.

Karte

Kontaktinformationen

Telefon
E-Mailadresse

Unternehmen kontaktieren