Kolegji UBT

Missbrauch melden

UBT

UBT aspiron te jete oferta më e mirë për arsim të lartë, arsim professional, kërkim shkencor dhe mësim gjatë gjithë jetës në Evropën Jug-Lindore. Aktualisht është lider në Kosovë në ofertën arsimore, cilësisë, inovacion dhe teknologji dhe mbetet destinacioni primar në biznes, teknologji dhe inxhinieri.
UBT ofron 29 programe studimi të nivelit bachelor dhe master të ofruara nga një kuadër prej 500 profesorë të edukuar jashtë vendit dhe kuadër ndërkombëtar. Programet e UBT zbatohen në mjediset më të avancuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren. Kampusi i Inovacionit është më i madhi i këtij lloji në Kosovoë me rreth 40 laboratore, biblotekën më të madhe në Kosovë dhe është anëtari i vetëm Kosovar në Asociacionit e Parqeve Botërore të inovacionit. Oferta arsimore dhe infrastrukturore e UBT është e vetmja e akredituar ne nivel kombetar dhe nderkombetar dhe e certifikuar për ekselence (EFQM) dhe ISO standarde.
Rreth 17,000 studentë të UBT përfitojnë nga mundësi shkollimi të avancuar, njohje ndërkombëtare të diplomave dhe mundësi transferi në rreth 250 universitete partnere në Bashkimin Evropian dhe SHBA. Rreth 100 studentë tanë janë transferuar në universitetet më prestigjoze ndërkombtare. UBT është përfituesi më i madh i projekteve ndërkombëtare të shkëmbimit të studenteve nga Komisioni Evropian.
Rreth 98% e studenteve të diplomuar inkuadrohen në tregun e punës. Të diplomuarit e UBT janë lider në ndërrmarrësi dhe biznese të reja, menaxherë në sektorin bankar, sektorin publik, teknologji informative, inxhinieri, arkitekture dhe ndërtimtari. Studentet tanë kanë qenë fitues të cmimeve më prestigjoze vendore dhe ndërkombëtare: fitues garën kombëtare për ndërrmarrësi, fitues në Albanian ACT Aëards, fitues të NASA Space Challenge, fitues të cmimit ndërkombëtar në Arkitekturë dhe Projektim, fitues të cmimit ndërkombëtar për programim të aplikacioneve kompjuterike (SHBA) dhe të mirënjohur për kontributin e tyre në kompanitë ndërkombëtare.

Karte

Kontaktinformationen

Unternehmen kontaktieren