Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me UN Women Kosova

Sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe UN Women Kosova.

Znj. Nora Hasani, Drejtoreshë Ekzekutive e OEGJK-së dhe znj. Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë theksuan se përmes këtij memorandumi synohet forcimi i kapaciteteve të OEGJK-së për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizuar gratë në vendin e punës, treg dhe komunitet përmes promovimit dhe zbatimit efektiv të Parimeve të Fuqizimit të Grave apo WEPs – platformë ndërkombëtare e themeluar nga Global Compact dhe UN Women.

Përmes këtij memorandumi aspirohet edhe informimi dhe avokimi i përbashkët për ta mbështetur ndërmarrësinë e grave dhe për t’i promovuar WEPs në Kosovë dhe për të ofruar trajnime, mentorim dhe mbështetje të grave në punësim, me fokus të veçantë për gratë në rrezik të përjashtimit social dhe grupet e margjinalizuara të grave (të tilla si, por pa u kufizuar në të mbijetuarat e dhunës në familje, gratë e zhvendosura brenda vendit dhe të prekura nga konflikti, të varfra dhe/ose të margjinalizuara).

BESUCHEN SIE UNS:

Büro der KDWV:

Icon Tower (9. Stock)
Rr. Tirana, 10000 Pristina, Republik Kosovo

Montag bis Freitag: 08:00 – 17:00 Uhr
Termine nach Absprache.

VERFOLGEN SIE UNS