Change your cover photo
Upload
Monting Shpk
Change your cover photo
Ndërmarrja tregtare shërbyese dhe prodhuese
This user account status is Approved

This user has not added any information to their profile yet.

Monting SHPK

Ndërmarrja Monting u themelua ne vitin 1993 në Prishtinë si njëra nga ndërmarrjet e para private në sektorin e Energjetikës. Monting ka përvojë të gjatë dhe të pasur në realizimin e projekteve më kapitale në lëminë e Energjetikës dhe është lidere në tregun vendor. Monting ka marrë pjesë në ndërtimin ose rehabilitimin e 3 Nënstacioneve të nivelit të tensionit 400kV ,7 Nënstacioneve 220kV dhe 28 Nënstacioneve 110kV për KOSTT si dhe ndërtimin e nënstacionit 110/33kV për parkun e Erës në Selac me fuqi 105MW .
Monting ka realizuar projekte të shumta në rekonstruimin e rrjetave distributive të tensionit të mesëm dhe të ulët në tërë territorin e Kosovës për KEK dhe KEDS , dislokimet e linjave te projektet e autostradave,realizimi i projekteve në ndriqimin publik për komuna etj.

Monting ofron këto shërbime:

–Dizajnimin dhe realizimin e projekteve në ndërtimin ose rehabilitimin e Nënstacioneve të tensionit të lartë 110kV, 220kV dhe 400kV;
– dizajnimi dhe realizimi i projekteve të tensionit të mesëm deri në 35kV si: si:linjat nëntokësore ,largëpërçuesët,montimi i kthinave të tensionit të mesëm në Trafostacione etj
– dizajnimi ,kompletimi si dhe montimi i Trafostacioneve 10(20)/0.4kV dhe 35/0.4kV deri 2000kVA
– dizajnimi dhe realizimi i projekteve të tensionit të ulët si: realizimi i instalimeve elektrike në objektet banesore,objektet industriale ,qendra sportive etj.
-realizimi i projekteve të ndriqimeve publike,
-Shqyrtime :testimi me tension të lartë deri në 80kV DC dhe 60kV AC VLF i izolimeve të linjave kabllore, kthinave si dhe pajisjeve tjera ,testimi i sistemeve të tokëzimit si matja e rezistencës së tokëzimeve dhe matja e tensionit të hapit dhe prekjes ,shqyrtimi i qarqeve sekondare etj.

Që nga viti 2010 monting e ka hapur fabrikën për prodhime të produkteve metalike si :ormanët e tensionit të ulët ,shtëpizave të Trafostacioneve distributive si dhe konstruksioneve metalike.Shumica e produkteve janë të qertifikuara me standarde IEC .

Energjetikë ( Shërbime dhe Prodhime )
Bërnicë e Poshtme, Magjistrala Prishtinë- Mitrovicë KM 6
Logo e kompanisë
038 606 105
045 111 176
www.monting-ks.com
Drilon Brahimi