Change your cover photo
Change your cover photo
This user account status is Approved

This user has not added any information to their profile yet.

Iron Consulting SH.P.K

Iron Consulting është një kompani konsulente që ofron shërbime këshillimore për klientët në sektorin privat dhe atë publik.
Kompania u themelua nga profesionistë të ardhur nga Institucionet të rëndësishme publike në Kosovë dhe organizata ndërkombëtare të biznesit me një përvojë të jashtëzakonshme në lëminë e këshillimeve të biznesit, ndërtimit të kapaciteteve organizative, projekteve të asistencës teknike dhe promovim të investimeve.
Përmes ofrimit të asistencës në ndërtimin e kapaciteteve dhe asaj teknike, Iron Consulting ndihmon organizatat brenda sektorit publik që ta rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe që në vazhdimësi t’i ndërtojnë aftësitë.
Duke kombinuar njohuritë e tyre menaxhuese dhe të kuptuarit e gjerë të individëve, tregjeve dhe ekonomive, Iron Consulting bashkëpunon me organizatat nga e gjithë bota për t’i forcuar marrëdhëniet e klientit dhe për t’u ofruar bizneseve të tyre përparësi konkurruese.

Iron Consulting është i përkushtuar për t’i ndihmuar
partnerët dhe klientët në gjetjen e shtegut më të mirë drejt efikasitetit, në një ambient afarist që vazhdimisht ndryshon. Ne do t’ju ndihmojmë për të naviguar mbi mozaikun politik dhe administrativ në mënyrë që të arrihen objektivat e tyre afariste

Rr. Fehmi Agani nr.165 10000 Prishtinë
Logo e kompanisë
+381 38 731 553
www.iron-consulting.eu