Change your cover photo
Change your cover photo
This user account status is Approved

This user has not added any information to their profile yet.

Imbus Peja LLC

imbus AG, është një kompani udhëheqëse në shërbimet për testimin e programeve kompjuterike me qender në Gjermani, e specializuar në sigurimin e cilësisë së programeve dhe testimin e softuerëve për rreth 28 vjet, e cila themeloi degën sajë në Pejë „imbus Peja LLC“ në vitin 2016.

imbus Peja është një kompani e vendosur në Pejë, Kosovë. Ajo operon që nga viti 2016 në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, testimit të programeve kompjuterike dhe trajnimit. Që atëherë, imbus Peja ka performuar dhe njihet si një nga kompanitë kryesore të sigurimit të cilësisë dhe testimit të programeve në Kosovë. imbus Peja udhëheq testimin e programeve kompjuterike në Kosovë, formëson të ardhmen e testimit të programeve kompjuterike si një studim dhe praktikë në terren, dhe ngre standardin e profesionalizmit të testit në sigurimin e cilësisë. Punonjësit janë të disiplinuar dhe të motivuar duke u përqëndruar në ofrimin e shërbimeve që përputhen me rregulloret dhe kërkesat. Ekipi ka përvojën, mjetet dhe zgjidhjet e nevojshme të cilat na mundesojnë ti përgjigjemi nevojave te klientit. Ne jemi të përkushtuar ti ndihmojmë klientët të prodhojnë produkte softuerësh me cilësi të lartë duke ofruar zhvillim softuerësh, trainim, këshillim, shërbim testimi dhe mjete testimi. imbus Peja operon duke përdorur standarde ndërkombëtare për produkte, shërbime dhe procese. ISMS-i ynë (Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit) është ISO 27001; 2013 sipas te cilit jemi çertifikuar ne vitin 2017 dhe 2020.

Fehmi Agani pn, 3000 Peje, Kosove
Logo e kompanisë
+383 49 307 900
www.imbus.de