Change your cover photo
Change your cover photo
This user account status is Approved

This user has not added any information to their profile yet.

Deloitte Kosova sh.p.k.

Deloitte Kosova shpk është e lidhur me rrjetin Deloitte përmes Deloitte Central Europe Holdings Limited, një firmë anëtare e Deloitte Touche Tohmatsu Limited. E themeluar në vitin 1999, Deloitte Kosova ka njohuri të gjera për tregun lokal dhe praktikat më të mira nga e gjithë bota. Me më shumë se 19 vjet të operimit në Kosovë, Deloitte Kosova është një firmë me reputacion dhe gëzon dallimin e të qenurit kompani udhëheqëse në ofrimin e shërbimeve profesionale në vend, duke ofruar shërbime të klasit botëror në auditim & siguri, shërbime të tatimeve & ligjore, konsulencë, këshillime financiare dhe shërbime teknologjike.
Deloitte u ofron klientëve të saj shërbime nga profesionistë shumë të specializuar në zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve të industrive të ndryshme që operojnë në treg, duke shtuar cilësi, efikasitet, integritet dhe inovacion.
Kompanitë kryesore në Kosovë ia besojnë biznesin e tyre Deloitte. Njohuritë dhe ekspertizat tona për mjedisin lokal dhe kuadrin ligjor na mundësojnë të kontribuojmë në përsosmëri për klientët tanë dhe të ndihmojmë të kemi sukses në një mjedis të vështirë dhe konkurrues. Deloitte u shërben shumë kompanive më të mëdha, institucioneve publike dhe kompanive të suksesshme, me zhvillim të shpejtë.

rr. Lidhja e Pejës, nr. 177, zona industriale 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Logo e kompanisë
+383 (0)38 760 300
kosova@deloittece.com; arudi@deloittece.com
www2.deloitte.com
Afrore Rudi