
This user has not added any information to their profile yet.
E nisur si një depo e vogël në qytetin e Drenasit qysh në vitin 1999, me kontributin e pashoq të ndërmarrësve ndër vite, Bau Holding arriti të bëhet kompania kryesore në fushën e ndërtimit në Kosovë.
Sot, Bau Holding ka rreth vetes profesionistët më të mirë të fushave përkatëse, të cilët, me një metodë të përparuar pune dhe me një teknologji bashkëkohore, realizojnë projekte të një kualiteti të lartë.
Duke qenë se jemi të vetmit në tregun e vendit që plotësojmë të gjitha standardet ndërkombëtare të ndërtimit, gëzojmë nderin të jemi partneri strategjik i shumë kompanive prestigjioze që operojnë në Kosovë.
Sa u përket kritereve të punës, Bau Holding qe një ndër kompanitë e para që përmbushi standardet ndërkombëtare për sigurinë në punë dhe ruajtjen e ambientit:
ISO 9001:2008 (Quality Management System)
ISO 14001:2004 (Environmental Management System)
OHSAS 18001:2007 (Occupational Health and Safety Management System)
Që nga viti 2016, Bau Holding mban nën ombrellën e vet organizative dhe operative të gjitha kompanitë në vijim:
* Bau Holding l.l.c.
Kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projektesh.
* Bau Market sh.p.k.
Tregtim i materialeve,pajisjeve dhe veglave për ndërtim.
* Mineral L.L.C
Prodhimi i fraksioneve të zhavorit, betonit dhe asfaltit.
* IMN Bau Block sh.p.k.
Prodhimi i të gjitha produkteve nga argjila.
* BauAcademy
Shkollë e mesme profesionale