
This user has not added any information to their profile yet.
Kompania Al Trade u themelua
në vitin 1999, nga vëllezërit e
familjes Gashani nga Drenasi.
Aktualisht është njëra prej
kompanive udhëheqëse të
ndërtimit dhe tregtisë me
materiale ndërtimore, e njohur
për shërbimet e saja profesionale
me cilësi të lartë.
Si kompani, ka filluar
veprimtarinë biznesore me
orientim në furnizim të materialit
ndërtimor. Pas një suksesi të
madh në biznes në fushën e
furnizimit me material
ndërtimor, si dhe duke u nisë nga
një bashkëpunim i suksesshëm
me partnerë tjerë si Agjensioni
Evropian për Rindërtim, shoqata
të ndryshme jo-qeveritare dhe
humanitare si dhe institucionet
vendore e ndërkombëtare,
vizioni i vëllezërve Gashani ishte
të shtriheshin edhe më gjerë me
veprimtarinë biznesore.
Rreth Al Trade Center
Kështu që, në vitin 2012 bashkëthemelohët kompania tjetër Al
Trade Center, duke u orientuar
edhe në tregtinë me pakicë me
qendrën e parë tregtare Al Trade
Center, ku përurimi u bë me 21
Shkurt 2012 në Drenas. Më vonë
pason shtrirja e biznesit në
fushën e ndërtimit dhe shitjes të
banesave, me projekte tejet të
suksesshme si Kompleksi Linda
1 dhe Linda 2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/13/14/16/1
7, dhe Kompleksin Linda
Premium Residence ne Prishtine
dhe Kompleksin Linda ne Fushe
Kosove, krahas kësaj edhe me
patundshmëri.
Në të njëjtën kohë, rëndësi e
veçante i kushtohet edhe
themelimit të Institucionit
Parashkollor Linda dhe
aktiviteteve tjera biznesore. Al
Trade Center në Kosovë po rritet
në hap me kohën, aktualisht jane
11 brende tjera kuader te Al
Trade Center, qytetet ku
aktualisht ne operojmë janë
Fushë Kosova dhe Drenasi.
Mirëpo, duke u nisë nga kërkesat
e shumta për zgjerim dhe
potencialin që kompania e ka, Al
Trade Center planifikon qe së
shpejti të zgjerojë aktivitetin
biznesor me prezencën e
shërbimeve edhe në vende tjera.