Në Kosovë është duke  qëndruar  një eksperte e projekteve urbanistike.

Gjermanja Monika Wiebusch përvojën e saj shumë vjeçare në këtë fushë po e ndan me zyrtarët komunal të Kamenicës.

Në javën e parë të qëndrimit këtu, Wiebusch ka parë një vullnet të madh të pushtetit e qytetarëve për punë të mira.

Kronikë e zgjeruar nga gazetari Rilind Matoshi.

https://www.youtube.com/watch?v=k6LO2oJ32rg

(Burimi: https://klankosova.tv/urbanistja-gjermane-keshillon-kamenicasit-video1/?fbclid=IwAR1hVIg5IetervGGlwRXbKUw-Td6sLmwkuh0afXvDJsAuqjkcHKSWjNCGjU)

OEGJK, përmes shërbimit Senior Expert Service (SES), ka sjellur nga Gjermania, znj. Wiebusch e cila po këshillon Komunën e Kamenicës për çështje urbanistike.

Për më shumë informata, na vizitoni në Info-Eventet e radhës ku mund të takoni Zëvëndës-Drejtoreshën e Departamentit Ndërkombëtar të SES, znj. Ute Sonnen:
-Ferizaj, 26.08.,në Hotel Rubis
-Gjilan, 26.08.,në Hotel Astoria
-Prishtinë, 30.08.,në Hotel Sirius

Kontakt: info@kdwv.org.www387.your-server.de ose 038 600 880