Në kuadër të aktiviteteve për ta shënuar 10 vjetorin e Marrëdhënieve Diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, u organizua një tryezë e rumbullakët në të cilën u diskutua për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare gjatë eksportimit të shërbimeve të TIK.

Kjo tryezë u organizua nga Shoqata Kosovare e TIK-STIKK dhe OEGJK-Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, me mbështetje nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim.

Photo credits: CETEP GIZ