
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përmes Iron Consulting, në mënyrë që të bëjë identifikimin e gjendjes aktuale të transportit ndërkombëtar të mallrave në Kosovë ka bërë analizën rreth: “Transportit rrugor ndërkombëtar të mallrave” në Kosovë.
Ky raport siguron informacione relevante mbi gjendjen e transportit rrugor ndërkombëtar të mallrave në Kosovë, duke përfshirë gjendjen aktuale sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat relevante ndërkombëtare dhe vështirësitë me të cilat aktualisht përballet ky sektor.