Komisioni Evropian kërkoi hetimin e çdo keqpërdorimi

Në raportin e Komisionit Evropian rreth progresit të Kosovës në përmbushjen e kërekesave të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave janë dhënë vërejtje serioze për prokurimin publik. Këto vërejtje nuk janë lajme të reja për Kosovën, pasi në vazhdimësi Qeveria e Kosovës nga raportet ndërkombëtare ka marrë vërejtje për keqpërdorimet në tenderë publikë. Kështu thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas raportit, me gjithë ekzistimin e një ligji modern të prokurimit publik, keqpërdorimi i procedurave të prokurimit publik vazhdon të jetë një problem i madh në Kosovë. Ky ligj do të duhej që të zbatohej plotësisht, ndërsa secili keqpërdorim të hetohet dhe të ndiqet penalisht. Kjo agjenci mund të nisë hetimet preliminare për korrupsion, duke i’a transferuar rastet e dyshimta të korrupsionit policisë ose prokurorëve. “ Përkundër mandatit të saj, ajo mundet vetëm që të verifikojë origjinën e aseteve, kur dyshon që janë blerë në mënyrë ilegale. Ekspertiza e saj në identifikimin dhe ndjekjen e rreziqeve të korrupsionit në sektorin publik, duke përfshirë vlerësimin e rreziqeve në sektorin publik, mbetet e kufizuar. Kosova duhet ta marrë parasyshë nëse resurset shtesë janë të nevojshme për këtë agjenci për t’i kryer detyrat e saj “, thuhet në raportin e KE-së. “ Me gjithë ekzistimin e një ligji modern të prokurimit publik , keqpërdorimin i procedurave  të prokurimit publik vazhdonë të jetë një problem i madhë në Kosovë. Ky ligj do të duhej që të zbatohej plotësisht, ndërsa secili keqpërdorim të hetohet dhe të ndiqet penalisht”, thuhet në raportin e KE-së.

Politika ndikon në Prokurim

Avni Zogiani nga organizata kundër korrupsion “ Qohu “, thotë se zakonisht ndikohet dikush që ose ka lidhje me politikën ose ka ndonjë lidhje familjare me zyrtarët. “ Kemi gjetur mbi 100 milionë euro që u janë shpërndarë ndëermjet tenderëve publikë kompanive, që kanë financuar partitë në pushtet në këtë rast PDK- në “, tregon Zogiani. Sipas tij, kjo është një dukuri që nuk ka asnjë ndryshim në këtë aspekt . Ai menon se për të ndryshuar këtë dukuri, duhet pasur ndryshim të njerëzve në pushtet. Pa u ndryshuar këta njerëz, sipas tij, është vështirë të ndryshojë kjo, për shkak se është si një virus që është futur me ta bashkë. Sa i përket ligjit, Zogiani thotë se kemi një ligj të prokurimit shumë modern dhe shumë të mirë, por thjesht fuqia e tepruar politike  e koncentruar në duart e Qeverisë ka bërë  që të injorohet ligji në vazhdimësi. Edhe Ardian Arifaj, nga organizata joqeveritare KIPRED thotë se këto vërejtje nuk janë asgjë e re dhe krejtë çka duhet bërë është që të respektohen procedurat . “ Të gjitha raportet ndërkombëtare ia japin në vazhdimësi këtë vërejtje Kosovës. Krejt çka duhet bërë është që Kosova t’i respektojë rregulloret e prokurimit dhe mos t’i shkelë rregulloret “ thotë Arifaj.

Hoxha: KE- ja foli në përgjithësi

Zyrtarë të Organit shqyrtues të prokurimit publik nuk i pranojnë vërejtjet. Hysni Hoxha, kryetar I Organit shqyrtues të prokurimit publik , thoë se e ka lexuar raportin dhe se, sipas tijë, aty bëhet fjalë në përgjithësi për prokurimin dhe nuk është cekur institucioni që merret me trajtimin e ankesave. “ Sa i përket OSHP-së, nuk besojë që mund të qëndrojnë të gjitha ato që janë thënë, sepse është një organ shumë i përgjegjshëm, i cili e zbaton Ligjin e prokurimit publik “, thotë Hoxha. Ndërsa sa u përket autoriteteve kontraktuese, Hoxha thotë se nuk mund të marrë përgjegjësi për ta. “ Për atë jemi ne që të gjithë ata operatorë ekonomikë, që mendojnë që i’u ka bërë e pa drejtë , atëherë mund t’i drejtohen OSHPS – së “, thotë Hoxha. Ai ka shtuar se nëse janë të pakënaqur me vendimet e OSHP – së , nuk është thënë në atë formë  dhe mënyrë  në raportin e KE – së. “ Është  thënë në prokurimin në përgjithësi , natyrisht që ka vend për përmirësime  në prokurimin publik e sidomos tash jemi të interesuar të ndryshojmë përformancat  dhe të shohim dhe mendojmë që do të jemi  edhe më të mirë , por OSHP – ja nuk merr përgjegjësi  për prokurimin publik në nivel kombëtar”, thotë Hoxha, i cili ka përjashtuar mundësinë  e ndonjë ndikimi politik  në ndonjë tender publik. “ Nuk ka ndikime politike, nuk mund të punohet ashtu dhe nuk ka tendenca, edhe po të kishte unë do të jepja dorëheqjen nga ky institucion”, tha ai.

Favorimi i operatërve të caktuar

Në organizim të Institutit  Demokratik të Kosovës dhe ‘ Transparency  International Kosova ‘ ( TIK), të martën në Prishtinë , u mbajt tryeza e rrumbullakët  me temën  “ Konkurrenca në  prokurimin publik “. Konkluzioni që doli nga debati i të gjithë panelistëve ishte se në Kosovë  dihet se tenderët po manipulohen , dhe se shpallen në favor të biznesve të caktuara. Merita Mustafa nga KDI- ja , tha se sipas raportve analitike të KDI – së  dhe TIK- ut, për prokurimin publik aspektet kryesore që po ndikojnë në mungesën e një ambient jokonkurrues janë : përshtatja e kritereve apo manipulimi i tyre në favor të bizneseve të caktuara, pastaj mungesa e besimit të institucioneve për mekanizmat e ankesave  ( OSHP,gjykata ), mungesa e transparencës dhe mungesa e çmimeve referente. Përfaqësuesi I MTI – së , Blerim Ahmeti , tha se fusha e prokurimit publik në Kosovë nuk ka mangësi ligjesh , sepse ajo është e mbuluar me Ligjin mbi prokurimin publik. Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Bardhyl Meta, solli dy raste të kompanive kosovare , të cilat sipas tijë , nuk kanë marrë tenderë në Kosovë. Meta, duke mos përmendur emrin e kompanisë së parë , tha se bëhet fjalë për një kompani vendore me një traditë 25 vjeçare në ndërtimtari, respektivisht për dysheme dhe parket , nuk merr pjesë që nga viti 2005 – 2006 në tenderët e institucioneve vendore. Kjo,pasi nuk ka arritur që të fitojë asnjëherë. Ndërkaq mësohet se kjo kompani për 13 vjet si nënkontraktore e atyre firmave, madje ka realizuar të gjitha punimet me parket, dysheme të sofistikuara e deri tek sallat sportive. Ndërsa rasti I dytë, sipas Metajt, është një tjetër firmë me 300 punëtorë dhe e specializuar për dekorim të brendshëm, e cila nuk ka fituar asnjë tender serioz të institucioneve kosovare.