Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Patentë Shofer , në vitin 2016, në Kosovë nuk ka pasur asnjë institucion të akredituar për shkollimin e instruktorëve dhe organizimin e seminareve në fushën e patentë shoferit për shkak se ky shkollim (standard i profesionit) nuk ishte fare në Listën zyrtare të standardeve të verifikuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Pas hartimit të standardit kombëtar “Shofer i instruktorëve” Kolegji Tempulli ka plotësuar kushtet dhe kriteret ligjore për ofrimin e shkollimit për shofer të instruktorëve, me program të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe të licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
“Autorizimi për organizimin e trajnimit dhe seminareve për shofer të instruktorëve është lëshuar sot nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bazë të kërkesës të Kolegjit Tempulli të ushtruar me 29 Janar 2018”, thuhet në njoftimin nga Kolegji “Tempulli”.
(Burimi)