Për një biznes të qëndrueshem, është me rëndësi shëndeti i organizatës.
Mënyra e të bërit biznes, po ndryshon me zhvillimet në globalizim, teknologji, rregullore dhe demografi. Këta faktorë do të ndikojnë në formën sesi do të punojmë në të ardhmen. Sot, në punë për herë të parë janë katër gjenerata, dhe mënyra e tyre e të punuarit është shumë e ndryshme. Këto tendenca globale po i shtyejnë bizneset të mendojnë sërish për mënyrën se si i afrohen punonjësve, ekipeve dhe bizneseve në përgjithësi.
Andaj OEGJK në bashkëpunim me Be Consulted, prezantuan platformën ‘Organisation Health Check”, e cila ju mundëson që të bëni krahasimin e nivelit të performancës tuaj në bazë të praktikave më të mira, të gjeneroni rezultate krahasuese ndërmjet ekipeve, dhe te nxitni çështje apo tema të caktuara për diskutim.
Ky takim informues u mbajt më 03.06.2021 në formë hibride.