Çdo të enjte, në orën 13 prezantojmë platforma që ua lehtësojnë mënyrën e të bërit biznes kompanive anëtare.
Më 10.06 Melita&Partners mbajtën takim informues për Kontabilitet Digjital dhe të prezantuan platformën ‘mDigitalAccounting’.
mDigitalAccounting – është platformë moderne e kontabilitetit virtual e bazuar në teknologjitë më të avancuara të kontabilitetit dhe bashkëpunimit në cloud që lidhin pronarët e bizneseve të vogla me konatbilistët virtual duke ofruar zgjidhje totale:
  • Ekip i dedikuar i udhëhequr nga Kontabilist të Certifikuar
  • Softuer QuickBooks Online për përdorim të përbashkët
  • Deklarim të tatimeve
  • Raportim financiar dhe menaxherial
  •  Arkivim digjital
Qiti letrat n’vij me mDigitalAccounting!