
OEGJK në bashkëpunim me KosovoData prezantuan platformën e Inteligjencës Tregtare të Kosovës (ITK).
ITK është një platformë pioniere në vizualizimin e të dhënave të tregtisë ndërkombëtare, e cila zbulon më shumë se 5 vite të rrjedhës tregtare të Kosovës me më shumë se 220 shtete dhe 4,000+ produkte, të përbëra nga 1.4 milion pika të të dhënave.
Përmes vizualizimeve interaktive kjo platformë ju mundëson t’i përgjigjeni pyetjeve si:
- Cilat produkte të kategorizuara sipas kodeve tarifore 4, 6, 8 ose 10 shifrore importon dhe eksporton Kosova?
- Si është zhvilluar tregtia e jashtme e Kosovës përgjatë kohës?
- Cilat produkte janë bartësit kryesor të rritjes së eksportit dhe importit?
- Cilat tarifa aplikohen për secilin produkt bazuar në origjinën e importit?
- Gjeni tregjet në rritje për import ose eksport të produkteve.
- Cilat janë produktet më të eksportuara dhe më të importuara sipas vendit të origjinës ose destinacionit?
- Sa është madhësia e tregut e secilit shtet në tregjet e produkteve të cilat i eksportojnë në Kosovë?
Rreth vizualizimit të të dhënave dhe kuptimit të rrjedhave tregtare, si dhe përbërjen sektoriale të ekonomisë së Kosovës, u diskutuan gjatë prezantimit të platfromës më 17.06.