
Të enjteve në 13!
OEGJK bashkë me Platformën ‘DyGur’ mbajtën event informues me temën ‘Si të informoheni për tender dhe grante? Prezentim i platformës”.
‘DyGur’ është një platformë softuerike e cila ofron shërbime për bizneset, kryesisht me synim të një informimi të saktë mbi tregun në Kosovë. Ky event ka për qëllim prezantimin e shërbimeve si:
- Njoftime për Tender
DyGur cdo ditë monitoron mbi 3000 burime të ndryshme për njoftimet për tender, ndërkohë që kompleton një listë ditore dhe i dërgon tek klientët e saj. Monitorohen institucionet publike (KKRK), telekomi, sektori financiar, organizatat ndërkombëtare, etj.
- Njoftime për Grante & Subvencione
Platforma ofron një listë të burimeve të monitorimit të granteve, ku përfshihen donator të ndryshëm, shoqërsi civile, portale ndërkombëtare, etj.
Eventi u mbajt më 20.05 nga përfaqësues të platformës ‘Dy Gur’, ku u prezantua platforma në detaje si dhe mundësitë që kjo platformë ofron për njoftime rreth tenderëve, Granteve dhe Subvencioneve.