
OEGJK në bashkëpunim me Cacttus, prezantuan platforma CRM dhe diskutuan për temën ‘Automatizo proceset dhe transformo kompaninë për t’u digjitalizuar’.
Gjatë takimit u diskutua rreth:
- Si të menaxhojmë proceset e brendshme të kompanisë?
- Si të kërkojmë për një ditë pushimi?
- Si t’i organizoj të dhënat dhe dosjet e punëtorëve?
- Si të zvogëloj kohën që kompanisë sime i duhet të iniciojë dhe procesojë një kërkesë?
- Si mund të digjitalizoj proceset e brendshme të kompanisë?
- A mund të kem qasje online në të dhënat dhe dosjet e kompanisë?
- Ku gjinden të dhënat e mia dhe si mund t’i ndajë ato brenda kompanisë dhe jashtë?
- A mund të kem listën me kontakte, klientë, projekte, mundësi, që mund t’ju qasem online, dhe të cilat janë të menaxhueshme vetëm nga kompania jonë?
- Më duhet një zgjidhje e burimeve njerëzore për të digjitalizuar dhe automatizuar proceset e mia?
- Dua të përdor një email për të gjitha shërbimet e kompanisë sime!
Këto dhe aspekte tjera të platformave CRM u diskutuan gjatë takimit me datë 27.05.2021.