Takimi STIK, OEGJK dhe IPAK me z. Lukas von Zallinger rreth panairit

Shoqata STIK ka organizuar një takim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, Agjencionin për Promovimin e Investimeve (IPAK) si dhe me  katër firmave  tjera anëtare  të kësaj shoqate, të cilat janë njëherit bashkëpjesëmarrëse në panairin  “ CeBIT “ i cili po organizohat këto ditë në Hannover të Gjermanisë.

Pjesëmarrës në këtë takim të organizuar nga shoqata STIK ka qenë edhe  z. Lukas von Zallinger i cili ka mbajtur një trajnim për organizatat pjesëmarrëse nga Kosova në këtë panair,  i cili është padyshim panairi më i madhë në sektorin e  IT- së në Gjermani.

Trajnimi ka pasur për qëllim informimin sa më të plotë të organizatave pjesëmarrje në panair. z. Lukas von Zallinger duke folur për “ CeBIT” in në përgjithësi se si duhet të jetë e organizuar stretegjia e marketingut ,  ka njoftuar këto firma se si t’i arrijnë qëllimet e tyre atje, në mënyrë që të kenë sa më shumë suksese në këtë panair. Ai gjithashtu ka këshilluar pjesëmarrësit se cilat firma të IT- së atje janë me interes për tregun kosovar në mënyrë që projekti “IT – Outsourcing “  i cili ka për qëllim promovimin e këtij sektori  në Kosovë, të arrijë sukses sa më të lartë