Takimi me znj. Andrea Franz nga Oda Ekonomike për Tregëti dhe Industri në München

Manushaqe Dalipi nga OEGJK po vazhdon të qëndroj në Gjermani, ku ka pasur shumë takime me firmat e sektorit të IT – së atje, me qëlllim të promovimit të projektit “ IT Outsourcing ” si dhe të prezentimit të Ekonomisë së Kosovës në përgjithësi . Ajo dje ka takuar  znj. Andrea Franz nga Oda Ekonomike për Tregëti dhe Industri në München, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare. znj. Franz ka vlerësuar që së bashku me OEGJK – në mund  të bëjnë organizimin e  disa workshop-eve  (puntorive) , organizimin e udhëtimeve për firmat kosovare në Bayern të Gjermanisë,  në mënyrë që firmat kosovare të jenë sa më të informuara rreth tregut atje dhe që  firmat anëtare të OEGJK – së të kenë bashkëpunim  të ndërsjelltë me firmat e Odës së München – it

Ajo  ka theksuar gjithashtu se është shumë e lumtur që edhe në Kosovë ekziston një Odë Ekonomike Gjermane si the ka shprehur bindjen e saj të plotë për kontak dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me ne.