OEGJK mbajti një takime njoftuese me Shoqatën Ombrellë të Ndërtimtarisë në Gjermani dhe Shoqatën e Ndërtimtarisë së NRW për të folur rreth mundësive të kooperimit

 

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit në mes kompanive gjermane dhe kosovare. Po ashtu, shoqatat janë  njoftuar me atë se çka ofron tregu kosovar për sektorin e ndërtimtarisë (prodhim dhe shërbim për sektorin e ndërtimtarisë) në mënyrë që të rritet eksporti i produkteve kosovare në Gjermani.

 

Gjatë takimit u dakordua që shoqatat do të publikojë nga një artikull për sektorin e prodhimit të Kosovës në buletinet e  tyre, për të mbledhur Business Leads për anëtarët e OEGJK-së.