Anëtari Premium i OEGJK-së, ProCredit Bank, organizoi takimin vjetor me biznese në të cilin morën pjesë mbi 300 klientë të bankës. Drejtori gjeneral i ProCredit Bank, Ilir Aliu, njëkohësisht edhe Kryetar i Bordit të OEGJK-së, foli mbi sukseset dhe të arriturat e bankës gjatë vitit 2018. Përveç z. Aliu, fjalim rasti mbajti edhe ambasadori gjerman Christian Heldt, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë me ProCreditin, dhe kooperimin e frytshëm që ka Banka me OEGJK.

Gjatë këtij takimi, OEGJK pati rast të prezantohet. Drejtoresha e OEGJK-së Nora Hasani, informoi bizneset për projektet që OEGJK i ka realizuar me me ProCredit Bankën, për bashkëpunimin e ngushtë me këtë Bankë në organizimin e takimeve B2B me ndërmarrje nga Diaspora, dhe organizimin e trajnimeve specifike. Ajo gjithashtu prezantoi edhe shërbimet që OEGJK i ofron për bizneset kosovare që kanë synim tregun gjerman.