Kompania Joni-Sh u themelua në vitin 2016 dhe shërben për grumbullimin, ngrirjen, klasifikimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave. Kompania u bë plotësisht operacionale në vitin 2018 me kapacitete të ruajtjes prej 250 tonë (-20oC), ku gjatë të njëjtit vit, kompania grumbulloi rreth 200 tonë mjedër duke përfshirë 130 kooperantë (fermerë) nga Podujeva dhe komuna e Prishtinës respektivisht.
Si rrjedhim, në vitin 2020 kompania zgjeroi kapacitet e përgjithshme ruajtëse (ngrirëse) prej 500 tonë (-20oC), ku është pajisur po ashtu me një makinë moderne të paketimit të pemëve te imta. Kjo u realizua edhe falë ndihmës financiare nga Programi IPA 2015 i granteve, i mbështetur nga Komisioni Evropian-Zyra e BE-së në Kosovë, si dhe nga Programi AGRO i USAID-it në Kosovë.
Gjithashtu, kompania ka të implemetuara një sërë standardesh të sigurisë dhe cilësisë ushqimore siç janë: ISO 22000, HACCP ndërsa, standardet IFS dhe BRC janë në proces të certifikimit.