DOCMAN është pjesë e rrjetit REISSWOLF.
REISSWOLF është një organizatë ndërkombëtare e specializuar në zgjidhjet e menaxhimit të dokumenteve. REISSWOLF është i pranishëm në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe udhëheqës i tregut evropian për shkatërrimin e dokumenteve.DOCMAN është themeluar në vitin 2009, i specializuar në zgjidhjet e menaxhimit të dokumenteve, veçanërisht në shkatërrimin e dokumenteve, arkivimin fizik dhe digjital. DOCMAN pjesë e REISSWOLF Group është kompania e parë që ofron këto shërbime në Republikën e Kosovës. DOCMAN është një partner i besueshëm në të gjitha aspektet e menaxhimit të dokumenteve, i specializuar në fusha, por jo i kufizuar në: Arkivimin Digjital dhe menaxhimin e dokumenteve, Arkivimin Fizik të dokumenteve dhe gjithashtu shkatërrimin e dokumentave konfidenciale dhe mediumeve të ndryshme.
Baza e biznesit tonë të përditshëm është siguria absolute e trajtimit të të dhënave konfidenciale qoftë digjitale apo fizike dhe besueshmëria maksimale në sytë e klientëve tanë. Klientët përfshijnë:
• Bankat dhe kompanitë e sigurimeve
• Sektori publik dhe departamentet qeveritare, sektori i shëndetësisë
• Kompanitë e mëdha dhe të mesme
• Kompanitë IT
• Profesionistë të vetëpunësuar (avokatët, kontabilistët, mjekët etj.)
Derisa ne garantojmë shkallën më të lartë të mundshme të shërbimit sekret për klientët, DOCMAN përdor harduerin dhe softuerin më të mirë në industrinë e sigurisë. Kontejnerët e sigurisë (RW240), automjetet e sigurta per transportimin e dokumenteve dhe makineritë e shkatërrimit gjithnjë mbahen të azhurnuar.
DOCMAN ofron zgjedhje për mbrojtjën miqësore të mjedisit dhe moderne për zgjidhje të biznesit!