
SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare fton individët/kompanitë të cilët ofrojnë konsulencë në fushën e energjisë efiçiente (me fokus në ndërtim, energjia efiçiente në ndërtesa).
Pala e kontraktuar do ta përpilojë një analizë të tregut në fushën e energjisë efiçiente në Kosovë. Analiza do të shërbejë si dokument për përdorim zyrtar nga OEGJK.
Analiza (6 000 -8 000 fjalë) duhet të trajtojë çështjet në vijim:
Informacione rreth potencialit në fushën e energjisë efiçiente në Kosovë
Klima e investimeve në fushën e energjisë efiçiente në Kosovë
Klima e biznesit në fushën e energjisë efiçiente në Kosovë
Sfidat me të cilat përballet ky sektor në Kosovë
Nëse jeni të interesuar na dërgoni një CV dhe ofertën tuaj për ta kryer këtë shërbim në formatin PDF, deri të Premten, me datën 20.12.2021, në orën 17:00 në info@oegjk.org
Për çfarëdo informate shtesë, mund të kontaktoni në tel : 038/600-880, apo në e-mail: info@oegjk.org