Shërbimi i ekspertëve seniorë (SES) është pjesë e Fondacionit të Biznesit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Që nga viti 1983, SES mbështetë ekonomitë e vendeve në transformacion duke dërguar profesionistë dhe menaxherë gjermanë të pensionuar për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe dhënien e përvojës së tyre për ndërmarrjet e Kosovës.

OEGJK është përfaqësues zyrtar i SES në Kosovë, që nga muaji shkurt i vitit 2014.
Ekspertë seniorë të pensionuar mbështesin ndërmarrësit kosovar me njohuritë e tyre. Ata orientohen kryesisht në kompani të vogla dhe të mesme, institucione publike, bashkësi apo komuna, institucione arsimore dhe organizata ndërkombëtare.
Ekspertët e SES-it përfaqësojnë mbi 50 sektorë, duke nisur nga elektronika, bujqësia, marketingu, administrata, industria kimike, shëndetësia, bukëpjekësit, kasapët e deri tek industria mekanike. Këta ekspertë kanë përvojë të gjatë profesionale dhe janë të motivuar ta përcjellin atë tek kompania juaj.
Mbështetje profesionale nga eksperti gjerman në projekte të ndryshme
Aftësim për ngritje të kualitetit
Senior ekspertët gjinden në një numër të madh të sektorëve
Qëndrimi i ekspertit gjerman zgjatë përafërsisht 3-4 javëShpenzimet nga ana e kompanisë kosovare për senior ekspertin janë shumë të ulëta (sigurimi i fjetjës dhe ushqimit gjatë qëndrimit, pagesë çdo-ditore 5,00 €)