Shërbimet
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare së bashku me rrjetin e saj, mund t´ju ndihmojë në planet tuaja për të vendosur kontakte me kompani të shumta prestigjioze gjermane.
OEGJK, është organizatë e cila mundëson shërbime të dobishme për nxitje të bashkëpunimeve me qëllim ngritjen e kapaciteteve ekonomike mes ndërmarrësve nga Kosova dhe Gjermania.
Me këtë qëllim, OEGJK organizon takime të shpeshta B2B, gjithmonë në funksion ofrimit të bizneseve mes vete nëpërmes të komunikimeve direkte të afërta, për të krijuar ura të reja të bashkëpunimeve me synim të hapjes së mundësive për tregje më të zgjeruara.
Nxitja e marrëdhënieve tregtare, punuese e prodhuese mes Kosovës e Gjermanisë, është rruga më e drejtë që ndjekë OEGJK, jo vetëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, por peshë të madhe paraqet përfitimi i kulturës dhe modelit të punës gjermane.
Shërbimet e ofruara nga OEGJK, janë fleksible dhe u përshtaten nevojave tuaja për avancim profesional.