Pararendësi i tij Xavier Bout de Marnhac nuk e kurseu sarkazmin e tij kur tha: “Atij i dëshiroj shumë fat. Do të ketë shumë nevojë për fat”. Sigurisht Bernd Borchardt është i vetëdijshëm për vështirësitë që e presin.

“Duhet të jeni të sigurt se nuk do të nënvlerësoj përgjegjësinë dhe punën” thotë diplomati gjerman që ka marrë detyrën më të rëndësishme diplomatike në Evropë në fillim të shkurtit”.

Borchardt udhëheq misionin evropian të EULEX-it, i cili në Kosovë ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e shtetit ligjor. Kymision në Bruksel po shitet si një storie suksesi i cili që nga fillimi i viti 2008 u ka dhënë zgjidhje më se 400 rasteve të rënda gjyqësore të lidhura me krimet e luftës.

Mirëpo, që nga korriku i viti 2011 kur në pjesën veriore të vendit e banuar kryesisht me serbë plasën trazirat dhe u sulmua policia dhe ushtarët e KFOR-it, ndaj EULEX-it nuk kanë reshtur kritikat.

Ministri gjerman i mbrojtjes Thomas de Maizière tha hapur para pak kohe se misioni i Eulex-it ka probleme të theksuara.

Kjo po bën që në shumë raste ky mision të kërkojë mbështetjen e KFOR-it gjë që po prish planet e tërheqjes së ushtarëve të NATO-s nga Kosova.

Por, kjo nuk është arsyeja e vetme që në krye të këtij misioni tani vjen një gjerman. Në qarqet diplomatike të Bashkimit Evropian thuhet se Qeveria Gjermane ka kohë që ka shfaqur interesim që një diplomat gjerman të marrë drejtimin e EULEXit.

Shefi i diplomatit gjerman Borhardt, Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle lavdëron me tone të larta drejtuesin e ri të EULEX-it:

”Bernd Borchard është kandidati më ekselent për këtë detyrë për arsye se ai është një diplomat me përvojë të gjatë“ ,ndërkaq nga bashkëpunëtorët e tij nga Ministria e Jashtme thuhet se Borhardt përveç se është një diplomat kompetent, është dhe një njeri shumë i këndshëm.

Vetë diplomati gjerman Borhardt tani në detyrën e shefit të EULEX-it thotë se është i gëzuar që është rikthyer në Kosovë ku ka qenë me detyrë në vitet e luftës 1998 dhe 1999. Nga viti 2007 deri në vitin  2010 ai ishte ambasador i Gjermanisë në Tiranë dhe prej atëherë flet dhe shqip.

Pra, pritjet janë të mëdha që Kosova të vazhdojë rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. EULEX siç dihet është misioni më i madh i BE-së në historinë e këtij organizmi.Periudha e radhës do të përshkohet nga bisedimet mes Kosovës dhe BE-së për liberalizimin e vizave.

Këtu Borhardt do të tregohet këmbëngulës, për ta çuar çështjen përpara, por do të kërkojë edhe nga kosovarët me shumë punë e përkushtim se deri më tani.