
Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.
Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).
Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonalë. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.
Për Republikën e Kosovës, prodhimi i plastikës luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin industrial. Produktet kryesore të prodhuara nga ndërmarrjet e gomës dhe plastikës në Kosovë janë: prodhimi i qeseve, qeseve të mbeturinave, shisheve të fryra me ajër, shisheve plastike, kutive plastike farmaceutike dhe bizhuterive, dritareve dhe dyerve plastike, grilave, tubave plastikë për ujë dhe ujëra të zeza, kova plastike, plastikë paketim për jogurt, mbështjellës gomash, plastikë gome, rripa trapezoidë, rripa transportues, lodra të ndryshme gome dhe plastike, etj.
Nënsektori “Prodhimi i gomës dhe plastikës”, në vitin 2019, ka 2,793 të punësuar në 481 ndërmarrje dhe një qarkullim vjetor prej 131.06 milion euro.
Ky nënsektor ka shënuar një rritje të punësimit me 17.64%dhe qarkullim me 14.4%, ndërsa numri i ndërmarrjeve është ulur me 4.56%, krahasuar me vitin 2018.
Në vitin 2019, nën-aktiviteti “Prodhimi i plastikës së ndërtuesve” dominon në të tre treguesit: punësimi me 59%, ndërmarrjet me 70% dhe qarkullimi me 56.35%.
Eksporti i nënsektorit “Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës” arriti në 155.21 milion euro. Në vitin 2019, ky nën-sektor është rritur me 10.85%, krahasuar me vitin 2018.
Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të Sektorit-C, nënsektori “Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës” ka 3.66% ndërmarrje eksportuese, ndërsa brenda këtij nënsektori, 34.51% nga 481 ndërmarrje janë ato eksportuese.
Më shumë informacion në lidhje me industrinë e plastikës në Kosovë mund të gjenden në raportet e hollësishme të disponueshme në linqet më poshtë:
Përgjegjësia mbi mohimin:
Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit që arrihen përmes një linqeve elektronike / ndërlidhëse elektronike. Ne shprehimisht nuk e miratojmë përmbajtjen e kësaj faqe në internet si tonën dhe prandaj nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes. Në veçanti, ofruesi i faqes së internetit është përgjegjës për dëmin që vjen nga përdorimi ose mos përdorimi i një informacioni të tillë, dhe jo personi që thjesht i referohet publikimit përkatës përmes linqeve.