Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare ka  mbajtur dje një konferencë  për media ku janë prezentuar rezultatet e Anketimit  “ Klima e biznesve dhe Investimeve në Kosovë 2013  “ sipas së cilës  1mijë e 623 kompanit e Europës Qendrore dhe Lindore   pjesëmarrëse në këtë anketë e vendosin Kosovën në vendin e 18-të (mes 20 vendeve) në renditjen për sa i përket atraktivitetit për të Investuar duke lënë mbarapa kështu Shqipërinë dhe Bjellorusinë.

Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare Remzi Ejupi në fillim të kësaj Konference ka theksuar se në Kosovë Investimet e huaja në Kosovë  që nga viti 2007 deri në vitin 2012  kanë rënë për më shumë se 200 milionë euro.  „Gjermania ka përfaqësuar burim të rëndësishëm të investimeve të huaja në Kosovë, ndërkohë që tash ka nisur të zëvendësohet me ato nga Turqia ( pra përmes dhënies së aseteve të Kosovës në mënyrë jotransparente nga qeveria e Kosovës). Ambienti i krijuar në Kosovë ku shumica e marrëveshjeve bëhen paraprakisht nuk është në interes të investitorëve „ ka theksuar mes tjerash Ejupi.

Bardhyl Meta Drejtor Ekzekutiv i Odës ka theksuar se lufta kundër korrupsionit ka marrë vlerësimin më të dobët në mesim e 20 faktorëve të vlerësuar në anketim . Në mesin e  përfundimeve dhe rekomandimeve të përgjithshme të cilat dalin nga Oda, z. Meta ka theksuar Problemet strukturore e të burokracisë të mungesës së politikave dhe strategjive ekonomike, si dhe mungesën e dukshme të shtetit Ligjorë.

Kompanitë e anketuara kërkojnë një përmirësim masiv dhe forcim të shtetit ligjor , kërkojnë luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe transparenc  shumë më të madhe në vetë  Sistemin Gjyqësor dhe në sferën e Prokurimit Publik ka theksuar z. Meta.  Sipas kësaj ankete 80 % e bizneseve të cilat kanë investuar në Kosovë do të investonin përsëri në Kosovë , pastaj  Konkurenca e mangët për bizneset e etabluara ndërkombëtare,  Kostoja e ulët e punës, Barra e ulët Tatimore, Punëtorë të motivuar, Fleksibilitet i së Drejtës së Punës (infrastruktura ligjore, relacioni Punëdhënës / Punëmarrës janë përparësitë e përgjithshme të nxjerrura nga ky anketim

  1. Meta  mes tjerash i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës në ngritjen e sistemit arsimore ,ngritjen e qendrave për arsim professional, investimi në cilësinë e kuadrit akademik në përgjithësi  në përputhje me nevojat e parashikimeve të ekonomisë, si dhe të ketë një qasje shumë më proakive para së gjithash për tërheqjen e investitorëve në katër sfera atë të energjisë, minierave dhe mineraleve, bujqësisë dhe  të shërbimeve e veçanërsisht në sektorin  e IT – së.

Zëvendës Ambasadori Gjerman në Kosovë z. Matthia Kiesler duke vlerësuar lartë punën e Odës  ka theksuar se ky anketim është një barometër shumë i rëndësishëm se qfarë nevoja kanë kompanitë karshi politikës, ai the se  Qeveria e Kosovës këto rezultate duhet t’i marrë shumë seriozisht ngase janë përgjegjës për krijimin e kushteve të përshtatshme për punë dhe veprim. “ Sektori Privat dhe Bizneset Private janë ato që e dërgojnë përpara zhvillimin ekonomik. Zhvillimi ekonomik nuk është vetëm sektorial  por është i rëndësishëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve , përgjigjet që dalin nga kjo anketë nuk e amnistojnë shoqërinë civile , respektivisht krijojnë edhe disa detyra “ ka vlerësuar Ambasadori  Kiesler.

Ndërsa Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu ka theksuar se ekonomia në Kosovë është anashkaluar dhe se prioritetet në Kosovë ende mbetet agjenda politike . “ Nga këtu duhet të dërgohet një mesazh i qartë se nuk mund të ketë funksionalitet dhe vulë të qëndrueshmërisë të marrëveshjeve politike pa zhvillim ekonomik. Mirëpo nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa sundim të rendit dhe ligjit”  ka theksuar mes tjera Gërxhaliu.

Përkahëse e kësaj ankete në Kosovë ka qenë edhe Organizata GIZ ku znj. Hofinger pjesëmarrëse në conference ka përshëndetur iniciativën e Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare dhe ka premtuar mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme rreth qështjeve të tilla dhe pjesëmarrje edhe në anketime të tjera për Kosovën.

Pjesëmarrës në konferencë kanë qenë një numër i madh mediash të shkruara dhe vizive, poashtu përfaqësues të firmave anëtare dhe bashkëpunëtorë të afërt të  Odës Ekonomike Gjermano Kosovare.

Anketimi është një projekt i përbashkët i Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë – në Europën Qendrore dhe Lindore (16 vende), ku pjesëmarrëse janë gjithsejtë 1623 biznese, anëtare të dhomave Gjermane. Kosova merr pjesë për herë të parë përmes KDWV–OEGJK-së.  – Nga Kosova, 31 pjesëmarrës iu përgjigjën anketimit – pra, 44 % e Firmave  Anëtare të KDWV/OEGJK-s (që shënon pjesmarrje të përafërt: si në Estoni – 35, Shqipëri – 33, dhe Lituani – 31 Kompani)!!

 

Odës Ekonomike Gjermano Kosovare ka për qëllim përfshirjen e saj edhe në Këshillin Nacional për Zhvillim – ku ne duam të kontribuojmë, si partner kreativ dhe mbi të gjitha – si zë i Investuesve dhe ndërmarrësve të shumtë Gjerman në Kosovë!!