U përmbyll me sukses punëtoria për hartimin dhe negociimin e kontratave me partnerë gjermanë, e realizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe ProCredit Bank bashkë me firmën e njohur ligjore Wagner Arbitration/ Berlin (për më shumë rreth kompanisë kliko këtu https://wagner-arbitration.com/en/) dhe JUDEX LAW FIRM L.L.C.
Punëtoria ishte interaktive ku pjesëmarrës ishin anëtarët e OEGJK-së dhe klientët e ProCredit Bank, pjesëmarrësit mësuan shumë nga ekspertët gjermanë, jo vetëm për hartimin e kontratave, por edhe mbi mundësitë e investimit në Gjermani, procedurat në hapjen e degëve të biznesit atje si dhe sfidat që mund të hasin gjatë këtyre proceseve.