Publikimet e OEGJK-së në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mori me vete dy  publikimet e OEGJK-së “Manuali për Investitorët e Huaj” si dhe broshura “Republic of Kosovo, Facts and Figures”, të realizuara në bashkëpunim me fondacionin gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung në Forumin Ekonomik të
Zvicrës.
Këto publikime permbajnë informacione mbi Kosovën dhe arsyet pse duhet investuar në Kosovë.

Ndihemi të nderuar që publikimet e OEGJK-së kanë gjetur përdorim dhe janë shumë të kërkuara.