Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani dhe Florin Kelmendi  nga  kompania  anëtare e OEGJK-së Imbus Peja (investim nga Diaspora) u intervistuan  nga Visar Krasniqi për RTK Story -paratë e diasporës si të investohen  në Kosovë?

Në këtë emision citohen dhe  studimet e OEGJK,  që janë mbështetur nga  Qeveria gjermane, respektivisht GIZ/ DIMAK:

Studimin mbi Rolin e diasporës së Kosovës në ekonominë dhe zhvillimin  social të atdheut – realizuar nga Kantar/Index Kosova

Studimi për investimet e diasporës dhe investimeve të huaja direkte nga  Gjermania – realizuar nga Deloitte

Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu.