Stafi Operativ

null

NORA HASANI

MANAGING DIRECTOR

Nora Hasani është Drejtoreshë Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), nga marsi i vitit 2017. Ajo është e përkushtuar në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh midis Gjermanisë dhe Kosovës. Para se të merrte përsipër detyrën në OEGJK, znj. Hasani, juriste, autore dhe ish- gazetare, punoi për nëntë vite me radhë në departamentin ekonomik të Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Nga funksioni i saj në Ambasadë, ajo ka përcjellë themelimin, zhvillimin dhe punën e OEGJK-së.

 

Znj. Hasani është anëtare e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, anëtare e bordit këshilldhënës të Training Center Meister, si dhe anëtare observuese në Kuvendin e Anëtarëve të Parkut të Inovacioneve dhe Trajnimit dhe Inovacioneve (ITP).

 

Znj. Hasani mund ta kontaktoni në gjuhën shqipe, gjuhën gjermane dhe angleze përmes: nora.hasani@oegjk.org apo në LinkedIN

null

GRETA KAZIA

HEAD OF FINANCES, HUMAN RESOURCES AND ORGANIZATION

Greta Kazia është Menaxhere e Financave dhe e Administratës e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), nga marsi i vitit 2018. Si fillim, ajo ishte e angazhuar si menaxhere e financave dhe e administratës, e më pas është angazhuar edhe si zyrtare për anëtarësim.  Ajo është si pikë kontakti për përfaqësuesit e kompanive anëtare në OEGJK dhe mbarëvajtjen e kërkesave të tyre. Znj. Kazia është e fokusuar në rritjen e numrit të anëtarëve të OEGJK-së dhe në krijimin e një baze të sigurtë financiare për Odën.

 

Para kësaj eksperience, znj. Kazia ka pasur eksperiencë me organizata ndërkombëtare, si GIZ Albania  në pozitën e zyrtares së financave dhe po ashtu ka qënë e angazhuar për projektin ndërkombëtar “Trans Adriatic Pipeline” për një vit, në pozitën e menaxheres së kontratave .

 

Znj. Kazia mund ta kontaktoni në gjuhën shqipe dhe angleze përmes: greta.kazia@oegjk.org apo në LinkedIN

null

GONXHE ABAZI

LEGAL ADVISOR

Gonxhe Abazi është juriste dhe ka filluar punë në Odën Ekonomike Gjermane (OEGJK) në muajin Mars të vitit 2022 si Zyrtare për Këshillim Ligjor. Ajo është përgjegjëse të jap këshilla ligjore investitorëve Gjerman dhe anëtarëve të OEGJK-së, të hartoj kontrata,anekse dhe vendime, gjithashtu të shkruaj edhe opinione juridike .

Znj. Abazi  është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës- Fakulteti Juridik dhe ka përfunduar Provimin e Jurisprudencës në qershor të vitit 2017. Para pozitës në OEGJK ka punuar në zyrën e avokatisë “Marku,Beno and Tsamblakos PLLC” në New York, si Zyrtare Ligjore për më shumë se tre vite. Gjatë punës si zyrtare ligjore Znj. Abazi, ka qene përgjegjëse për hartimin e dokumenteve ligjore dhe ka ofruar  asistencë ligjore.

Znj. Abazi praktiken profesionale e ka kryer në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe në Kolegjin Evropian “Juridica”, në Prishtinë.

Znj. Abazi mund ta kontaktoni në gjuhën shqipe, dhe angleze përmes: gonxhe.abazi@oegjk.org apo në LinkedIN

null

ERIOLA MUHAXHIRI

COORDINATOR

Eriola Muhaxhiri është juriste dhe ka filluar punë në Odën Ekonomike Gjermane (OEGJK) në muajin Dhjetor të vitit 2021 si Koordinatore. Ajo është përgjegjëse për koordinimin e grupeve punuese/ klasterëve, hartimin e rekomandimeve dhe hulumtimin e temave relevante për anëtarët tanë, organizimin dhe koordinimin e eventeve, punëtorive dhe takimeve B2B në Kosovë dhe Gjermani si dhe ofron asistencë në hartimin dhe menaxhimin e projekteve.

Znj. Muhaxhiri është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës- Fakulteti Juridik dhe është në përfundim të studimeve Master -Drejtimi Civil pranë këtij Universiteti.

Para pozitës në OEGJK ka punuar në firmën e Avokatisë “Agim Muhaxhiri”, si dhe ka kryer praktikën profesionale pranë Ministrisë së Drejtësisë -Departamenti për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare dhe në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Znj. Muhaxhiri mund ta kontaktoni në gjuhën shqipe dhe angleze përmes: eriola.muhaxhiri@oegjk.org apo në LinkedIN

null

MARIGONA KAMEROLLI

HEAD OF MARKET ENTRY AND EVENTS

Marigona Kamerolli ka përfunduar Studimet për Administrim Biznesi në Nuremberg të Gjermanisë. Nga viti 2016 punon në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare ajo është përgjegjëse për  këshillimin e kompanive gjermane dhe kosovare për të hapur degë në Kosovë dhe anasjelltas. Gjatë përvojës së punës ka përcjellur investitorë gjermanë deri me hapjen e pikës në Kosovë. Ajo ka ardhur fillimisht përmes programit të CIM-Returning Experts Progam nga Gjermania, për të ndihmuar Odën me ekspertizën gjermane.

 

Përvojën e praktikës në kuadër të studimeve e ka përfunduar në fushën e Burimeve Njerëzore te firma “TP HighProfessionals Personalmangement GmbH “, po ashtu ka punuar në kompaninë ndërkombëtare Novartis Pharma në repartin e onkologjisë gjatë kohës së studimeve.

 

Znj. Kamerolli mund ta kontaktoni në gjuhën shqipe, gjuhën gjermane dhe angleze përmes: marigona.kamrolli@oegjk.org apo në LinkedIN.

null

SYTRIME DERVISHOLLI

HEAD OF DEPARTMENT FOR ADVOCACY AND GOVERNMENT RELATIONS

Sytrime Dervisholli ka filluar punën në OEGJK në muajin Qershor 2021 si Analiste  e Politikave dhe Marrëdhënie me Qeverinë. Ka mbaruar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik dhe studimet e magjistraturës në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ka një përvojë rreth 13 vjeçare në administratën publike ku ka punuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në pozitën e Drejtores së Departamentit të Tregtisë për gati 6 vite. Znj. Dervisholli ka përvojë edhe me organizata ndërkombëtare ku për 6 muaj me radhë ka ushtruar funksionin e Koordinatores së Projektit të Bankës Botërore “Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport”.

 

Znj. Dervisholli është Presidente e Kosovo United States Alumni, autore, ish-bursiste e fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” dhe “Robert Schuman Foundation” dhe ish-bursiste e Departamentit të Shtetit Amerikan.

 

Znj. Dervisholli mund ta kontaktoni në gjuhën shqipe dhe angleze përmes: sytrime.dervisholli@oegjk.org apo në LinkedIN.

null

BESARTA HYSENI

JUNIOR ADVISOR FOR VOCATIONAL EDUCATION AND TRAINING

Besarta Hyseni është Këshilltare për arsim profesional Dual e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, nga viti 2022. Para se të merrte detyrën në OEGJK, znj. Hyseni ishte bursiste e Parlamentit Gjerman për dy vite me radhë. Ajo ka studiuar për shkenca politike me fokus në sistemin e arsimit dhe atij shëndetësor në Berlin ndërsa studimet bazë i përfundoi në shkenca shëndetësore. Praktiken profesionale e ka realizuar në institucione të ndryshme në Gjermani, ku pasuroi përvojen e saj mbi sistemin gjerman të arsimit profesional dual.

Përveq kësaj, Znj. Hyseni ka punuar për 6 vite me insitucione të arsimit profesional, duke u angazhuar në projekte ndërkombëtare me fokus në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë. Znj. Hyseni është alumniste e International Parliamentary Scholarship.

 

Znj. Hyseni mund ta kontaktoni në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze përmes: besarta.hyseni@oegjk.org.