B2B – Bashkëpunim ndërmjet Bizneseve

 

Biznes-to-biznes (B2B) përshkruan transaksionet komerciale në mes të bizneseve, të tilla si në mes të një prodhuesi dhe një shitësi me shumicë, ose në mes një shitësi me shumicë dhe një shitësi me pakicë.

OEGJK, u mundëson anëtareve të saj, që përmes lidhjeve biznesore, t´ju gjej mënyra për ta prezantuar kompaninë e tyre në organizime të ndryshme, brenda dhe jashtë Kosovës. Qëllimi i këtij shërbimi është që të gjenden partnerë biznesorë për të shkëmbyer mallra dhe njohuri të të bërit biznes.

Shembuj konkret janë disa aktivitete të mbajtura qoftë në Kosovë apo edhe në Gjermani:

Projekti i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe IPAK për promovim e Kosovës si vend atraktiv për biznese të huaja

 

Takime Informuese

Për të mbështetur kompanitë anëtare të Odës me informata aktuale lidhur më çështje ekonomike të vendit, OEGJK rregullisht organizon takime informuese për anëtarët në kooperim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Takimi i parë informues për „çështje doganore në Kosovë“ u organizua në muajin prill 2014, kurse kanë vijuar edhe takime tjera me tema të ndryshme.

I ftojmë të gjithë anëtarët që të na dërgojnë idetë dhe nxitjet të tyre për takimet informuese në të ardhmen dhe e mirëpresim praninë e tyre në këto evenimente të OEGJK-së.