
NORA HASANI
Nora Hasani është Drejtoreshë Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), nga marsi i vitit 2017. Ajo është e përkushtuar në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh midis Gjermanisë dhe Kosovës. Para se të merrte përsipër detyrën në OEGJK, znj. Hasani, juriste, autore dhe ish- gazetare, punoi për nëntë vite me radhë në departamentin ekonomik të Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Nga funksioni i saj në Ambasadë, ajo ka përcjellë themelimin, zhvillimin dhe punën e OEGJK-së.
Kontakti: nora.hasani@oegjk.org

GRETA KAZIA
Greta Kazia është pjesë e stafit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare prej marsit 2018 në departametin e Administratës dhe Financës. Ajo ka experiencë në pozitën e “Finance Officer”, si pjesë e stafit të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), në zyrën qëndrore në Shqipëri, si dhe në kompani të tjera private për mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme ndërkombëtare. Studimet i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, në gradën Master i Shkencave në Financë.
Kontakti: administration@oegjk.org

MARIGONA MUSTAFA
Marigona Mustafa ka filluar punën si Junior Manager prej gushtit 2016 në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ajo ka ardhur përmes programit të CIM-Returning Experts Progamm nga Gjermania në OEGJK. Studimet për Administrim Biznesi i ka përfunduar në Nuremberg të Gjermanisë. Para punës në OEGJK ajo ka punuar si studente në firmën e farmacisë Novartis në repartin e Onkologjisë. Përvojën e praktikës në kuadër të studimeve e ka përfunduar në fushën e Burimeve Njerëzore te firma “TP HighProfessionals Personalmangement GmbH “.
Kontakti: marigona.mustafa@oegjk.org